Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nënpresidentja Ilijana Jotova kritikoi ngrirjen e ligjeve për kulturën bullgare

Foto: Presidenca

Një nga shembujt e shpërfilljes së trashëgimisë kulturore dhe historike nga shteti është shtëpia e Dimitër Talevit në Prilep (shkrimtar i njohur bullgar – shënimi red.). Nga qershori 2023 ka një vendim të Këshillit të Ministrave që shteti ta blejë këtë pronë. Për momentin nuk është bërë asgjë. Këtë e deklaroi Nënpresidentja Ilijana Jotova në konferencën shkencore “Trashëgimia kulturore – arti – muzetë”, njoftoi zyra e shtypit e Presidencës.

Jotova theksoi se mungesa kryesore në fushatën e ardhshme zgjedhore është debati për kulturën bullgare. “Ligjet kulturore nuk përgatiten dekada me radhë, por sot janë edhe më të rëndësishme, kur në një botë globale ne duhet të mbrojmë identitetin tonë dhe të krenohemi për historinë tonë kulturore”, tha ajo, duke paraqitur disa shembuj që ilustrojnë mungesën e politikave kombëtare në fushën e kulturës. “Ideja për Ligjin e Kryeqyteteve të Vjetra po mbaron me entuziazmin dhe ambicien fillestare. Mungesa e Bullgarisë në “Itineraret e Kirilit dhe Metodit” është një paradoks. Bullgaria nuk merr pjesë në to, por pretendon të jetë shpëtimtarja dhe pasardhësja e veprës së vëllezërve të shenjtë  dhe dishepujve të tyre.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ekspozita “Artizanët e Sofjes” zbulon vende të papara në kryeqytet

Cikli “Sofja e padukshme” për këtë vit do të mbyllet me ekspozitën “Artizanët e Sofjes”, kushtuar trashëgimisë kulturore të luajtshme. Ekspozita do të hapet sot, 21 tetor, në hapësirën e Sallave të rinovuara Qendrore të Tregut në kryeqytet...

botuar më 24-10-21 9.25.PD

Një valë kulturore franceze po përfshin Sofjen në javët e ardhshme

Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti  është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..

botuar më 24-10-16 7.20.PD

Tregu si fenomen kulturor në të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen

Një nga vendet më interesante dhe plot ngjyra në çdo vendbanim është tregu i tij. Pavarësisht nëse është i hapur përditë apo në një ditë të veçantë të javës, nëse ka ose jo specifika të produkteve që ofron, tregu është një fenomen kulturor që ka..

botuar më 24-10-09 7.35.PD