Qyteti Vidin për të pestin vit radhazi është nikoqir i Summer Vibes Festival. Në datat 1 dhe 2 qershor pranë kalasë “Baba Vida” (“Gjysha Vida”) , fëmijët do të zbulojnë një mënyrë më të shëndetshme dhe jo më pak interesante për t'u argëtuar jashtë në botën reale, jo në botën dixhitale. Do të ketë edhe koncerte falas.
Aktivitete të ndryshme tematike do të fokusohen në Ditën e Fëmijës dhe në Ditën e Botevit - 2 qershor , të cilat përkojnë me festivalin. Programi për 1 qershorin përfshin një maratonë atletike, streetball, një turne shahu, si dhe lojërat e Summer Vibes Festivaldhe "Atletika për Fëmijë".
Për 2 qershorin organizatorët kanë përgatitur një ekspozitë me armë të lashta, një kuiz historik, lojëra patriotike, ku do të nderojnë poetin revolucionar Hristo Botev dhe të vrarët për lirinë e Bullgarisë.
Do të ketë edhe një lotari, me mbi 100 çmime që do të shpërndahen.
Përpiloi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella MançevaNë Varna hapet Festivali i 42-të i Filmit Artistik Bullgar "Trëndafili i Artë". Në programin konkurrues do të konkurrojnë 15 filma artistikë, 20 filma të shkurtër dhe 5 filma me seri. Hapja është mbrëmjen e 19 shtatorit në Qendrën e Festivalit dhe..
Kultura bullgare dhe traditat vendase, të cilat deri vonë dukeshin ekzotike për pjesën tjetër të botës, gradualisht po bëhen pjesë e kulturës botërore të shekullit të 21-të. Pasi ljutenica jonë dhe byreku ynë tradicional u përkufizuan si një..
Për shkak të interesimit të madh për ekspozitën “Deçko Uzunov. Krijesat. 125 vjet nga lindja e piktorit” Galeria e Arteve të qytetit të Sofjes e zgjati ekspozitën me vepra të tij deri më 9 tetor. Ekspozita prezanton mbi 90 vepra në zhanret e..