A e dini se në kryeqytetin moldavian Kishinau ka një rrugë me emrin Hristo Botev? Pikërisht aty, rreth tre kilometra larg qendrës së qytetit, qëndron një monument mbresëlënës i poetit, revolucionarit dhe figurës publike bullgare, i cili vdiq në Ballkanin e Vracës më 1 qershor 1878.
Më 2 qershor 2024, në orën 11:00 me orën lokale, para monumentit të Botevit do të mbahet një ceremoni solemne me rastin e 148 vjetorit të vdekjes së revolucionarit dhe në kujtim të heronjve të rënë për lirinë dhe pavarësinë e Bullgarisë - mësojmë nga Komuna Bullgare në Republikën e Moldavisë, e cila së bashku me Shoqatën Shkencore të Bullgarëve në Moldavi ftuan të gjithë me gjak bullgar në venat e tyre të bashkohen në tubim.
Monumenti me fytyrën e Hristo Botevit dhe fjalët e tij të famshme: "Ai që bie në luftë për liri, ai nuk vdes" u inaugurua në vitin 1977 në kryeqytetin moldavian dhe është monumenti i dytë më i rëndësishëm bullgar atje pas monumentit "Shipka".
“Ky monument ndodhet më shumë se 550 km nga vendlindja e Hristo Botevit, por vlerësohet me jo më pak dashuri dhe jo më pak patriotizëm”, tha nënpresidentja Ilijana Jotova gjatë ceremonisë zyrtare të hapjes së monumentit të rinovuar në vitin 2023 në prag të Ditës së Iluministëve të Popullit.
Lexoni më shumë:
Përpiloi: Darina Grigorova
Foto: Shoqata Shkencore e studiuesve në gjuhën dhe kulturën bullgare në Republikën e Moldavisë, BTA
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Në mendjet e bullgarëve, që ruajnë dhe nderojnë kujtimin e të parëve të tyre, data 6 shtator është simbol i bashkimit të popullit tonë të vuajtur, i cili ruajti besimin dhe identitetin e tij gjatë pesë shekujve të pushtimit osman. Pas Çlirimit në fund..
Sot, më 28 gusht, në shumë rajone të vendit tonë, bullgarët kremtojnë Fjetjen e Hyjlindëses sipas stilit të vjetër, së bashku me pothuajse të gjithë botën ortodokse. Festa është shumë e respektuar në vendin tonë, siç e dëshmojnë tubimet e shumta,..
Në këtë ditë, 90 vjet më parë, u bë shenjtërimi i i Monumentit të Lirisë në malin e Shipkës. Ai u ngrit në kujtim të heronjve të vrarë në këtë vend gjatë Betejës së Shipkës, rreth së cilës në verën e vitit 1877 u zhvilluan betejat vendimtare për..