Gjashtë vjet pasi në tregun muzikor doli albumi i fundit i Mary Boys Band “Ditë të lumtura”, grupi thotë “Përshëndetje”, duke u rikthyer me një këngë të re me të njëjtin emër. Gjatë kësaj periudhe, vetë Maria - Maria Mutafçieva - realizoi albumin e saj të parë solo "Vazhdo të ëndërrosh". Në të ajo përfshiu një sërë duetesh me emra të mëdhenj të muzikës bullgare.
Vet Meri pranon, se të gjitha këngët që interpreton i punon me djemtë e grupit. Për tekstet, që shkruan vet, ajo thotë:
"Për shumë vite përpiqem të sjell në tekst diellin, verën, atë që është e mirë mes nesh. Për shkak se jeta dhe bota na prezantojnë shumë gjëra të këqija kohët e fundit, nuk ka se si muzika të jetë e tillë. Teksti i këngës duhet të jetë diçka ndryshe - një ishull i bukur ku njerëzit mund të vijnë sa herë që duan një shpëtim."
Ajo pranon se 6 vjet nuk janë pak kohë në jetën njerëzore dhe se madje kishte dyshime nëse të vazhdonte të krijonte muzikë nën emrin Mary Boys Band apo vetëm si Maria Mutafçieva. Por dëshira për të realizuar muzikë të re me djemtë mbetet dhe jemi dëshmitarë të këngës së re në interpretim të grupit "Përshëndetje".
Pavarësisht orarit të ngjeshur, Meri dhe djemtë e grupit shpresojnë të kenë kohë për të krijuar më shumë këngë të reja për një album të ri. Ai pritet të jetë gati në vitin 2025 dhe do t'i kushtohet 30 vjetorit të Mary Boys Band. Në këngët e reja, Maria përsëri bashkëpunon me Miro (Mirosllav Mutafçiev) - ai krijon muzikën, ajo shkruan tekstet. Kështu është në këngën e tyre të parë të re pas gjashtë vitesh - "Përshëndetje", për të cilën Meri thotë:
"Dua t'u them njerëzve të vazhdojnë të ëndërrojnë. Dhe të mos harrojnë se ne me të vërtetë jemi heronjtë e jetës sonë - gjithçka varet nga ne.”
Lexoni më shumë:
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Facebook / Mary Boys Band, BNR
Me interpretimin e këngëve të përzgjedhura nga repertori i tyre, formacioni i dhomës për meshkuj "Svetogllas" do të festojë 15 vjetorin në skenë. Katër këngëtarët: Daniell Spasov, Stanimir Ivanov, Nikollaj Bojanov dhe Milen Ivanov këndojnë acapella (pa..
Në periudhën më magjike të vitit, ne u drejtohemi personazheve dhe subjekteve të përrallave me muzikalin e parë bullgar të Krishtlindjeve "Lala e Krishtlindjeve". Muzikali është i përshtatshëm për të gjithë familjen, duke ofruar një udhëtim të..
Magjinë e Krishtlindjes do të sjellë Grupi Vokal “Radiodeca” në një koncert kushtuar kësaj feste të ndritshme. Nën drejtimin e dirigjentes Ilina Todorova, formacioni i fëmijëve do të interpretojë këngë të dashura të Krishtlindjeve. Lexoni më..