Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

147 kompani marrin pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Mbrojtjes “Hemus 2024”

Foto: fair.bg

Kompani nga 25 vende do të prezantojnë risitë në industrinë e mbrojtjes në Ekspozitën Ndërkombëtare për Produkte dhe Shërbime të Mbrojtjes "Hemus 2024" në Plovdiv. Forumi do të mbahet nga 5 deri më 8 qershor 2024 në Qytezën e Panairit Ndërkombëtar të Plovdiv nën moton "Mbrojtja, Antiterrorizmi dhe Siguria". Ky është edicioni i 16-të i forumit të specializuar dhe më i forti që nga krijimi i tij në vitin 2006, njoftoi qendra e shtypit e panairit. 147 kompani nga 25 vende do të formojnë ekspozitën në tre salla dhe në një hapësirë ​​nga 10 000 metra katror. Ekspozita mbahet nën patronazhin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Ekonomisë dhe Industrisë. Organizatori kryesor është Fondacioni "Hemus - 95".




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Numri i studentëve të huaj në universitetet bullgare është në rritje

Gjithnjë e më shumë studentë të huaj kanë zgjedhur universitetet dhe institucionet e arsimit të lartë bullgar në vitet e fundit, sipas një ankete të BTA-së mbi menaxhimin akademik. Interesi në rritje i detyrohet jo vetëm tarifave, por edhe cilësisë së..

botuar më 25-06-21 1.05.MD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 11 deri në 18°. Në Sofje, do të jetë 11°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell. Para mesditës, do të ketë vranësira më të konsiderueshme mbi Bullgarinë Qendrore Veriore dhe Srednogorie,..

botuar më 25-06-20 7.40.MD

Anëtarësimi i Bullgarisë në eurozonë mori dritën jeshile nga ECOFIN

Ministrat e ekonomisë dhe financave të vendeve anëtare të BE mbështetën unanimisht rekomandimin e hartuar dje nga Eurogrupi që Bullgaria të anëtarësohet në eurozonë më 1 janar 2026, njoftoi ministri i financave i Polonisë, Anxhej Domanski, sipas..

botuar më 25-06-20 5.41.MD