Çdo i treti krim në vendin tonë është i lidhur me trafikun. Ky është një nga konkluzionet e studimit “Trendet dhe parandalimi i krimeve në transportin rrugor”, i cili iu prezantua Këshillit për Kërkime Kriminologjike pranë Ministrisë së Drejtësisë. Ai bën të qartë se rastet e drejtimit të mjeteve në gjendje të dehur dhe atyre të lidhura me probleme të drogës janë në rritje dhe se zbatimi i shtuar nuk zgjidh problemet e krimit rrugor.
Në vitin e kaluar një e treta e rasteve të shqyrtuara nga Gjykata e Lartë e Kasacionit kanë të bëjnë me krime klasike në rrugë, tha gjykatësi Krasimir Shekerxhiev. Dënimet kryesore janë me burgim - shumica e tyre me pezullim.
Studimi nxjerr në pah praninë e vështirësive serioze që lidhen me ekspertizën bazë, si ato autoteknike dhe toksikologjike. Ndërsa problemi i parë është lidhur me numrin e vogël të ekspertëve, ai i dytë ka të bëjë me kohën e gjatë të ekzaminimit të mostrave. I kushtohet vëmendjen edhe mungesës sëekipeve të policisë rrugore në Sofje që merren me aksidentet automobilistike.Pak më shumë se 110 milionë euro do të kushtojë riparimi urgjent i aeroportit “Graf Ignatievo”. Kontratat për riparimet janë me katër kompani, të cilat Ministria e Mbrojtjes i shpalli publikisht. Sipas ministrit të mbrojtjes Atanas Zaprjanov, vonesa në..
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në zonat lindore - deri në minus 8°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Gjatë ditës do të mbajë vranësira edhe në Bullgarinë Lindore dhe në pjesën më të madhe të vendit. Deri në..
Bullgaria po punon për zbatimin e projekteve kyçe që do ta bëjnë vendin një faktor të rëndësishëm energjetik. Kjo u bë e qartë nga deklarata e ministrit të energjisë Zheço Stankov në Forumin e Gjashtë Delphi në Uashington. Pjesë e kësaj politike janë edhe..
Një takim befasues, unë personalisht mendoj se duhet të zhvillohet me të gjithë liderët brenda BE-së dhe Britanisë së Madhe. Nënpresidentja Ilijana Jotova e..
Qytetet e Sofjes, Roterdamit dhe Cascais do të garojnë për titullin "Kryeqyteti Evropian i Demokracisë" në vitin 2026. Zgjedhjet do të zhvillohen deri më 12..