Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mostrat tregojnë se uji i detit përgjatë bregut bullgar të Detit të Zi është i pastër

Foto: BGNES

Mostrat e para nga fundi i majit, të marra nga uji i detit përgjatë bregut bullgar të Detit të Zi para fillimit të sezonit veror, tregojnë se cilësia e tij është e shkëlqyer. Këtë e deklaruan ministrat e mjedisit dhe ujërave Petër Dimitrov, të turizmit - Evtim Milloshev dhe të shëndetësisë - Galja Kondeva, në kompleksin turistik  Shkorpillovci, Rajoni i Varnës, njoftoi korrespondentja e BNR në Varna, Daniella Stojnova. Ministri Milloshev kujtoi se pikërisht në datën e sotme, një vit më parë, doli lajmi për problemin me digën "Nova Kahovka" në Ukrainë dhe informacioni i rremë se kjo do të çonte në ndotje të ujërave në bregdetin bullgar të Detit të Zi. Ky lajm i rremë ndikoi negativisht mbi sezonin e verës atëherë. “Këtë vit kemi një rekord 23 Flamuj Blu, që ka të bëjë me pastërtinë dhe mirëmbajtjen e vijës bregdetare dhe plazheve”, tha ministri Milloshev dhe shtoi: “Deti ynë është i pastër, uji ynë është i mrekullueshëm! Mirë se vini në Bregun bullgar të Detit të Zi!".



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Gjatë natës një front i shpejtë atmosferik i ftohtë do të kalojë nga perëndimi në lindje. Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën më të madhe të vendit. Para mesditës në Bullgarinë Lindore do të ketë vranësira të konsiderueshme..

botuar më 24-11-22 7.35.MD

Kryeministri Gllavçev për anëtarësimin e Bullgarisë në Shengen: Gjërat po shkojnë sipas planit

Rumania dhe Bullgaria kanë një shans për t'u bashkuar me zonën Shengen dhe me rrugë tokësore nga janari 2025. Kështu deklaroi ministri i brendshëm hungarez Sándor Pintér pas një takimi jozyrtar në Budapest të ministrave të brendshëm të Hungarisë,..

botuar më 24-11-22 5.22.MD

Një qytet Krishtlindjesh hapet në Sofje

Sofia Christmas Fest do të hapet sonte në parkun përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në zemër të Sofjes. Edicioni i tretë i festivalit fillon në orën 18:30. me një program të pasur dhe atraksione. Kënaqësi të ndryshme të kuzhinës, pije të nxehta..

botuar më 24-11-22 4.41.MD