Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bashkatdhetarët tanë në Turqi do të votojnë më së shumti për përfaqësuesit e popullit

Foto: BNR, Marija Petrova

Interesi i bashkatdhetarëve tanë nga Turqia me të drejtën e votës është përqendruar në zgjedhjet për deputetë popullorë. Arsyeja është se shumica e votuesve atje nuk i plotësojnë kushtet e qëndrimit dhe nuk do të mund të votojnë për eurodeputetët. Organizatat e emigrantëve njoftojnë për lodhje të votuesve sepse këto janë zgjedhjet e gjashta për KuvendinPopullor në tre vjet dhe çështja kryesore sot lidhet me pjesëmarrjen e votuesve. Megjithatë, shpresat janë që votimi i zhvilluar në 166 seksione zgjedhore të rezultojë në një qeveri të qëndrueshme.

Nga të gjitha seksionet e hapura jashtë vendit, më së shumti janë ato në Turqi, ku është paraqitur numri më i madh i aplikimeve për votim jashtë Bullgarisë – 23 537. Zgjedhësit me aplikime të konfirmuara përfshihen në listat zgjedhore sipas vendndodhjes. Ata që nuk janë në lista por dëshirojnë të votojnë do të mund ta bëjnë këtë duke plotësuar një deklaratë se nuk kanë votuar dhe nuk do të shkojnë në qendrat e votimit diku tjetër. Në 109 seksione do të ketë votim makinerie. Në  katër seksione do të mund të votohet si për deputetë të Kuvendit Popullor ashtu edhe për eurodeputetë. Një nga këto katër seksione është në Konsullatën tonë të Përgjithshme në Stamboll.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 28 nëntorin

Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..

botuar më 25-11-27 7.40.MD

Bllagomir Kocev lirohet kundrejt garancisë prej 200 mijë leva

Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..

botuar më 25-11-27 5.30.MD

Tre persona u arrestuan në një protestë masive në Sofje, pesë policë u lënduan

Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..

botuar më 25-11-27 3.57.MD