Në Parlamentin e ri Evropian prej 720 anëtarësh do të jenë 17 deputetë bullgarë. Sipas të dhënave të para deri në orën 20:00 nga exit poll-i i agjencisë sociologjike “Gallup International”, partner i BNR-së në pasqyrimin e zgjedhjeve evropiane të 9 qershorit, në Parlamentin e ri Evropian do të ketë 6 forca politike bullgare
GERB-SDS /ГЕРБ-СДС/: 26.5%, ose 5 mandate;
“Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” - PP-DB /ПП-ДБ/: 16%, ose 3 mandate;
“Vëzrazhdane” /"Възраждане"/: 15.4%, ose 3 mandate;
Lëvizja për të Drejta dhe Liri – DPS /ДПС/: 11.7%, ose 3 mandate;
“BSP për Bullgarinë” /"БСП за България"/: 9,7%, ose 2 mandate;
“Ka një popull të tillë” - ITN /ИТН/: 6.2%, ose 1 mandat.
Pjesëmarrja e votuesve për Parlamentin Evropian ishte 29.8%. 3.1% kanë votuar me “nuk mbështes askënd”.
Në zgjedhjet evropiane kanë të drejtë të votojnë shtetasit bullgarë në vend dhe bashkatdhetarët tanë jashtë vendit, të cilët plotësojnë kushtet për të qenë të vendosur në territorin e BE-së.Më në fund ekziston vullneti politik në nivelin më të lartë për të zgjidhur konfliktin midis Ukrainës dhe Rusisë përmes diplomacisë dhe ky proces duhet të mbështetet. Këtë e theksoi presidenti Rumen Radev para gazetarëve para hapjes së Konferencës së..
Bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) Kirill Petkov do të shkojë në gjykatë për arrestimin e liderit të GERB, Bojko Borisov, më 17 mars 2022. Zyra e prokurorit ngriti padinë kundër Petkovit në Gjykatën e Qytetit të Sofjes dy muaj pasi ai hoqi..
Dorëzimi i buxhetit është shtyrë me një javë për shkak të angazhimit të Bullgarisë për të përgatitur një plan strukturor dhe fiskal, njoftoi BTA. Ministrja e financave Temenuzhka Petkova shpjegoi në margjinat e Kuvendit se nevojiten disa ditë që plani, i..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..