Me pjesëmarrjen e paprecedentë të ulët të votuesve prej 32% dje, sistemi bullgar pësoi një përplasje fatale. Populli bullgar votoi mosbesim ndaj demokracisë parlamentare në Bullgari. Kështu deklaroi lideri i “Vëzrzhdane” Kostadin Kostadinov në konferencën për media të partisë. Sipas tij, duke pasur parasysh situatën aktuale paszgjedhore, nuk ka asnjë mënyrë për të formuar një qeveri të qëndrueshme, madje edhe nëse do të formohej një e tillë, ajo do të përfaqësonte jo më shumë se 15% të bullgarëve me të drejtë vote.
Detyra kryesore për "Vëzrazhdane", e cila aktualisht renditet e katërta në Asamblenë Kombëtare, mbetet të parandalojë hyrjen e Bullgarisë në konfliktin në rritje në Ukrainë. "Nëse Bullgaria ruan kursin aktual të politikës së jashtme, vendi ynë do të detyrohet të bashkohet me konfliktin ushtarak në Ukrainë," tha Kostadinov. Sipas tij, partia do të fokusohet në këtë në javët në vijim. Pyetjes së një gazetari se si partia mund ta pengojë Bullgarinë të përfshihet në konfliktin në Ukrainë, ai u përgjigj se për momentin kjo mund të bëhet vetëm me mjete jashtëparlamentare - për të udhëhequr popullin. Me tre deputetët që do të ketë në Parlamentin Europian, “Vëzrazhdane” do të bëjë provë të formojë grupin e saj parlamentar.Siguria kibernetike dhe përfshirja e Bullgarisë në programin amerikan për heqjen e vizave janë dy prioritete të qeverisë, të lidhura drejtpërdrejt me Drejtorinë kryesore për Luftën kundër Krimit të Organizuar, tha ministri i brendshëm Daniell Mitov gjatë..
Konsumatorët bullgarë detyrohen të paguajnë çmime të pajustifikueshme të larta për mallrat bazë dhe në të njëjtën kohë dëmtohen prodhuesit dhe përpunuesit e ushqimit. Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari dhe Shoqata Kombëtare e Përpunuesve të..
Pak më shumë se 110 milionë euro do të kushtojë riparimi urgjent i aeroportit “Graf Ignatievo”. Kontratat për riparimet janë me katër kompani, të cilat Ministria e Mbrojtjes i shpalli publikisht. Sipas ministrit të mbrojtjes Atanas Zaprjanov, vonesa në..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..