Kriza politike në Bullgari solli befasinë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare - të gjashtat në më pak se tre vjet. Nga një parlament gjashtëpartiak, parlamenti ynë u rrit me një forcë të re politike, pasi 13 deputetë do të ketë partia politike “Veliçie” (Madhëria) e panjohur deri vonë. Nga ana tjetër, gjasat për të formuar një qeveri të qëndrueshme duket se mbeten një ëndërr për optimistët.
Partia e re parlamentare “Veliçie” u njoh nga një pjesë e madhe e votuesve bullgarë jashtë vendit, madje duke e kaluar edhe liderin në "renditje" - GERB-SDS. “Arsyeja e njohjes së kësaj partie nga bashkatdhetarët tanë jashtë vendit është, se me kalimin e kohës u bë traditë që ata të kërkojnë dhe të votojnë për individë, që shprehin ndjenjat protestuese që i kanë kapluar”, tha Përvan Simeonov nga Agjencia “Gallup International” për Radio Bullgarinë. Sa i përket mobilizimit të votave nga jashtë ai thekson disa fakte:
"Partitë si “Veliçie” janë të bazuara në rrjetet sociale dhe arrijnë shumë lehtë në këto komunitete. Përveç kësaj, kjo parti, si dhe “Vëzrazhdane”, bënë një fushatë solide jashtë. Rruga që hapi “Vëzrazhdane” duket se ka rezultuar e përshtatshme edhe për formacione të tjera.”
DPS është partia që mori më shumë vota jashtë vendit në zgjedhjet e 9 qershorit. Tradicionalisht, ajo ka mbështetje të fortë nga votuesit në Turqi, ku u hapën dhe më shumë qendra votimi. Mirëpo, a erdhi rezultati i tyre vetëm prej andej?
“DPS bënë mjaft mirë, sepse pyetja më e madhe ishte nëse lidershipi i ri i partisë pranohet nga votuesit e tyre në Turqi – komentoi sociologu. - Prej aty morën rreth 40 000 vota (nga gjithsej 366 562), që nuk është pak, por ka mundësi që të kishte një rënie, të cilën u përpoqën ta kompensojnë duke i shtuar në Bullgari te audienca joturke, por kjo nuk është e dukshme.”
Përvan Simeonov tërheq vëmendjen se DPS, ITN dhe VMRO janë të vetmet forca politike që nominalisht rritën votat e tyre në krahasim me zgjedhjet e mëparshme.
“Kjo është e rëndësishme sepse është pjesë e një tendence të përgjithshme për të përfaqësuar më mirë formacionet që kanë një tingull pak më protestues ose një që është më radikal-nacionalist.”
Përveç faktit që fituesit në fakt humbën mbështetjen, për shembull liderët nga GERB-SDS humbën më shumë se 100 mijë vota në krahasim me zgjedhjet e mëparshme parlamentare, ky votim do të hyjë në histori me pjesëmarrjen më të ulët të votuesve që nga fillimi i proceseve demokratike në Bullgari.
Ulja e votuesve duhet të jetë një dritë e kuqe për politikanët - kjo tregon lodhjen dhe rraskapitjen e elektoratit, që ndikon në cilësinë e demokracisë në Bullgari, komentojnë analistët. Fakti që zgjedhjet ishin "2 në 1" nuk ndihmoi në rritjen e pjesëmarrjes.
Arsyeve të ngurrimit të bashkatdhetarëve tanë për të votuar, Simeonov ia shton faktin se disa prej tyre vazhdojnë të jenë të papërfaqësuar politikisht. Ky segment i shoqërisë sonë përbëhet nga ata që janë pak më të orientuar nga lindja - thekson Simeonov dhe, si shumë analistë të tjerë, sheh një kamare politike për shfaqjen e mundshme të një formacioni të ri lidhur me presidentin Rumen Radev, i cili gëzon besimi i lakmueshëm politik në vendin tonë. Pse një projekt kaq i ri politik ka potencial?
“Presidenti mund të flasë me këta njerëz, por në të njëjtën kohë edhe me centristët, por është e vështirë të flasë me liberalët properëndimorë. Prandaj, ndoshta mund të paraqitet një kërkesë nga presidenti për bashkimin e të ashtuquajturës “lindje” me të ashtuquajturën “qendër”. Arsyeja është se lindja në vendin tonë ka qenë gjithmonë e izoluar në një masë, kryesisht për shkak të monopolit të DPS-së.”
Rezultatet e zgjedhjeve “2 në 1” shkaktuan edhe dorëheqje të liderëve në dy prej formacioneve politike. I pari lideri i “PO, Bullgaria” Hristo Ivanov dorëzoi të tijën, ndërsa një ditë më vonë edhe kryetarja e BSP-së Kornelija Ninova. Çfarë do të ndodhë në skenën politike bullgare - do ta zbulojmë shumë shpejt.
Lexoni më shumë:
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES, BGNES (arkivë), Qendra e Shtypit e DPS
Në takimin me Ministrin e Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Szijjártó, Presidenti Rumen Radev shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e Hungarisë për anëtarësimin e Bullgarisë në zonën Shengen. Në një deklaratë nga zyra e shtypit e kreut të shtetit..
Konsultimet e presidentit Rumen Radev me forcat politike të përfaqësuara në parlament përfunduan para dorëzimit të mandatit të parë eksplorues. Sipas Kushtetutës, kreu i shtetit zhvillon konsultime me përfaqësues të grupeve parlamentare të formacioneve..
Këshilli i BE-së vendosi të hiqen kontrollet në kufijtë tokësorë të Shengenit të Bullgarisë dhe Rumanisë nga 1 janari 2025, njoftoi Presidenca hungareze e Këshillit. Në vitin 2024 Inspektimet në kufijtë e Shengenit ajror dhe detar të të dy vendeve u..