Të enjten para mesditës vranësira do të shpërndahet, në shumë rajone do të mbajë mot kryesisht me diell. Rreth dhe pas mesditës, fillimisht në zonat malore e më pas në pjesën tjetër të vendit do të zhvillohen vranësira. Do të ketë reshje të shkurtra shiu të shoqëruar me bubullima. Do të fryjë erë e dobët kryesisht nga verilindja. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 30° dhe 35°, në Sofje rreth 29°.
Mbi malet do të zhvillohen vranësira. Në shumë zona do të ketë reshje shiu afatshkurtër të shoqëruar me bubullima. Dukuritë do të jenë më intensive në malin Stara Pllanina. Do të fryjë erë mesatare, në zonat e larta dhe të ekspozuara dhe erë e fortë nga perëndimi-jugperëndimi. Temperatura maksimale në lartësi 1200 m do të jetë rreth 25°, në 2000 m - rreth 16°.
Përgjatë Detit të Zi vranësirat do të jenë të shpërndara, para mesditës deri kryesisht me diell. Pas mesditës do të zhvillohen vranësira dhe do të ketë reshje të shkurtra. Ka kushte për breshëri. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi lindor. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 23 deri në 28 gradë. Temperatura e ujit të detit është 22°-25°, më e ulët në veri të kepit Kaliakra.
Në Bullgari zbriti helikopteri i dytë për dhënien e ndihmës urgjente mjekësore nga ajri, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. Ai do të vendoset në bazën rajonale të HEMS në qytetin Sliven. U formuan edhe tetë ekipet e mjekësisë ajrore që do të punojnë..
Konfederata e Punës “Podkrepa” javën e ardhshme do të fillojë një sërë takimesh me grupet parlamentare në Kuvendin Popullor për temën e buxhetit, njoftoi BTA. Gjatë bisedimeve sindikata do të paraqes qëndrimin e saj për rritjen e pagave në sektorin..
Fondet do të gjenden për të dyja procedurat – “Drekë e nxehtë” dhe “Kujdes në shtëpi”, të cilat janë ndër masat më të kërkuara për të mbështetur shtresat më të cenueshme. Ministri i punës dhe politikës sociale, Borisllav Gucanov, gjatë kontrollit..
Në një ceremoni në prani të presidentit Rumen Radev, flamuri bullgar u ngrit në një shtyllë prej 21 metrash në zonën e Zvezdata pranë qytetit Etropole..
Rituali "Turra", kushtuar Të Lidhurve të Djathit , do të kryhet për të 32-in vit radhazi në livadhin përballë Kompleksit Etnografik "Kulata" në..