Nikolla Minçev, Radan Kënev dhe Hristo Petrov (Ico Hazarta) do të jenë tre përfaqësuesit e "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) në Parlamentin Evropian. Figura të njohura të PP-DB-së nuk do të jenë në Parlamentin e ardhshëm Kombëtar. Përveç Hristo Ivanov, i cili dha dorëheqjen si kryetar i “Po Bullgaria" dhe hoqi dorë nga mandati i deputetit, anëtarët e udhëheqjes, përfshirë ish-ministrin e drejtësisë Atanas Sllavov, nuk do të jenë në parlamentin e ardhshëm kombëtar. Partnerët e tyre të koalicionit PP-DB nuk do të transmetojnë deputetë në gjithsej 10 qarqe. Se kush do të largohet nga parlamenti varet nga vendimi i liderëve të PP-DB Kirill Petkov dhe Asen Vasilev. Lena Borisllavova kthehet në Asamblenë Kombëtare, por bashkëshorti i saj dhe ish-nënkryetar i Asamblesë Kombëtare Mirosllav Ivanov ndahet me të. Nën pyetje është edhe Nadezhda Jordanova – gjithashtu ish-ministre e drejtësisë. “Demokratët për Bullgarinë e Fortë” ruajnë numrin e deputetëve si në parlamentin evropian ashtu edhe në atë bullgar, dhe kjo është një nga arsyet se pse lideri Atanas Atanasov nuk dha dorëheqjen.
Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka përfunduar Konsultimin mbi nenin IV për Bullgarinë në vitin 2025. Sipas procedurës për vlerësime dhe rekomandime për vendet anëtare të FMN-së, thuhet se kërkesa e brendshme vazhdon të nxisë..
Sot, 25 nëntor, në shumë qytete bullgare do të zhvillohen marshime nën sloganin "Asnjë më shumë" me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Fondi Bullgar për Gratë gjithashtu do t'i bashkohet marshimeve. Fondi tregon se në..
Bullgaria renditet e 11-ta në indeksin global të këtij viti të kompanisë Surfshark - "Cilësia Dixhitale e Jetës 2025" (DQL), duke u ngjitur nga pozicioni i 18-të. Indeksi synon të studiojë dhe ndjekë mirëqenien dixhitale të vendeve në pesë fusha:..