Vjara Pantaleeva mirëpriti pranverën dhe po hyn në verë me një këngë të re. "Përmes 100 tokave" është një rrëfim përrallor për rrugëtimin personal që secili prej nesh nis herët a vonë. Misticizmi në aspektin muzikor nënkuptohet me një motiv të lehtë oriental që na çon në “Përralla nga 1001 net”. Në tekst gjejmë referenca edhe për përrallat me të cilat jemi rritur. Sa i përket idesë Vjara shton:
"Mesazhi është se njeriu duhet të kalojë përmes njëqind vendeve për të arritur tek vetja dhe/ose tek një e vërtetë në përgjithësi për veten, për jetën, për ndjesitë tek vetvetja. Dhe në fund, duke kërkuar, ai gjen kryesisht dashurinë në vetvete, e cila është ndoshta gjëja më e mirë për njeriun."
Autori i tekstit, muzikës dhe aranzhimit është sërish Çavdar Collov. Ky është bashkëshorti i Vjara Pantaleevës, me të cilin prej vitesh kanë krijuar këngët e saj dhe këngët për fëmijë për grupin vokal "Mickey Mouse", të cilin Vjara e krijoi dhe e drejton për më shumë se dhjetë vjet.
Këngëtarja pranon se familja është një burim i madh frymëzimi për të dhe Çavdar - të dyve u pëlqen të jenë në gjendje kreativiteti. “Fajtori” për tingullin përrallor të këngës së tyre të re është vajza e tyre e vogël Raja, e cila është edhe në thelbin e librit të tyre të parë muzikor të publikuar së fundmi, “Raja dhe insektet”. Në të, Vjara Pantaleeva përfshiu edhe fëmijët nga grupi vokal "Mickey Mouse" me regjistrime të 14 këngëve për librin, përsëri me autor Çavdar Collov. Kjo konfirmon se për ta Raja është padyshim një frymëzim dhe motori i shumë gjërave që ata bëjnë - përveç grupit vokal, dhe për vetë Vjarën si një person që duhet të shprehet përmes muzikës.
Para se të dëgjojmë këngën, ju ofrojmë mesazhin e Vjara Pantaleevës për secilin prej nesh:
"Uroj që dëgjuesit ta shikojnë jetën me gëzim, të jenë më tolerantë, të buzëqeshin, të kenë një verë të këndshme dhe të lumtur. Dhe të gjejnë anën e ndritshme tek vetja!"
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Dy interpretues nga gjenerata të ndryshme bashkohen në një duet të papritur - Orlin Goranov i jep dorën këngëtares së re Paola në këngën e tyre të përbashkët "Së bashku". Edhe pse ka ndryshim në eksperiencën e grumbulluar, zërat e të dyve..
Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe sfidat e veta. "Kjo është një histori për rrugën e ngjitjes - e vështirë, por plot shpresë...
Me këngën e tyre të re “Më zgjo në maj” Mary Boys Band e përmbushin premtimin e tyre për të përjetuar verën fund e krye. Besnik ndaj vetes, në prag të dimrit, muzikantët na zhytin në emocione të ngrohta, karakteristike për të gjitha këngët e tyre të..
Duke i qëndruar besnike stilit të saj të butë dhe elegant, këngëtarja Bellosllava arrin gjithmonë të na befasojë. “Të pëlqej” titullohet kënga e saj më e re,..