Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpërndau mandatet sipas partive për 17 vendet e eurodeputetëve nga Bullgaria.
GERB-SDS merr 5 mandate, Lëvizja për të Drejta dhe Liri (DPS) - 3, "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) - 3, "Vëzrazhdane" - 3, Partia Socialiste Bullgare (BSP) - 2, "Ka një popull të tillë (ITN) - 1.
Ish-kryetari i Kuvendit Popullor Rosen Zheljazkov, i cili udhëhoqi listën e GERB-SDS, refuzoi një mandat në Parlamentin Evropian. Xhevdet Çakër dhe Iskra Mihajllova nga DPS gjithashtu refuzuan të bëhen eurodeputetë. Kështu emrat e deputetëve të rinj do të jenë:
GERB-SDS - Andrej Kovaçev, Andrej Novakov, Emill Radev, Eva Majdell dhe Ilija Llazarov – Partia Popullore Evropiane (EPP);
PP-DB – Nikolla Minçev; Radan Kënev dhe Hristo Petrov (Ico Hazarta) figurojnë në listën me preferenca. Ata zhvendosin Stefan Tafrov dhe Daniell Lorer - "Rinovo Evropën";
"Vëzrazhdane" - Stanisllav Stojanov, Petër Vollgin (gazеtar i njohur nga BNR - shën. red.) dhe Rada Llajkova - nuk kanë vendosur se cilit grup në Parlamentin Evropian do t'i bashkohen;
DPS - Illhan Kjuçuk, Taner Kabillov dhe Elena Jonçeva - "Rinovo Evropën";
BSP - Kristian Vigenin dhe Cvetelina Penkova, të cilët shpërngulën Rumen Geçevin - "Socialistët dhe Demokratët";
ITN - Ivajllo Vëllçev - gjithashtu nuk ka bërë të ditur se cilës familje politike në Parlamentin Evropian do t'i bashkohet.Në konsultimet me presidentin Rumen Radev për formimin e qeverisë në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, bashkëkryetari i grupit të pestë më të madh parlamentar - "BSP - E majta e bashkuar" Atanas Zafirov shprehu bindjen se duhet të..
Në konsultimet e sotme me presidentin Rumen Radev për formimin e qeverisë në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, kreu i partisë nacionaliste "Vëzrazhdane" Kostadin Kostadinov tha se partia e tij është e gatshme të propozojë një..
Formimi i shumicës është një detyrë mjaft sfiduese në një parlament shumë të fragmentuar. Më vjen mirë që KuvendiPopullor po fillon të punojë, tha presidenti Rumen Radev në fillim të takimit me përfaqësuesit e GERB-SDS në Presidencë. Gjatë..