Komisionerja Evropiane për Punët e Brendshme Ylva Johansson shprehu pritjen që kufijtë e brendshëm tokësorë të Shengenit të Bullgarisë dhe Rumanisë të hiqen deri në fund të vitit. Johansson mori pjesë në takimin dy-ditor të Këshillit të BE-së për Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme në Luksemburg.
"Bullgaria dhe Rumania janë tashmë pjesë e Shengenit. Gjithçka që mbetet është heqja e kontrolleve të kufirit të brendshëm. Unë parashikoj se kjo do të ndodhë këtë vit," u tha Johanson gazetarëve. Kur komisionerja evropiane vizitoi Bullgarinë në prill, ajo vuri në dukje se Bullgaria dhe Rumania janë më të përgatitura se vendet e tjera për të zbatuar plotësisht rregullat e Shengenit. “Kufijtë e jashtëm të BE-së ruhen shumë mirë. Unë shoh që ka bashkëpunim shumë të mirë mes Bullgarisë dhe Rumanisë me vendet e treta, për shembull me Turqinë ka bashkëpunim shumë të mirë policor”, tha Johansson në atë kohë.Hyrja në eurozonë - ku ndodhen 20 ekonomi të mëdha të Evropës - ka pasoja për 10, 20, 30 vitet e ardhshme, tha kryeministri Rosen Zheljazkov për BNT, cituar nga BTA.Sipas tij, përfitimet afatgjata janë një vlerësim më i lartë i kreditit, më shumë..
Mëngjesin e së enjtes do të jetë kryesisht me diell, pastaj do të përhapen re të shiut. Vende-vende kryesisht në Bullgarinë Perëndimore dhe rreth rajonit qendror të malit Stara Pllanina do të ketë reshje afatshkurtra. Në Bullgarinë Veriperëndimore..
"Sot, KE dhe BQE deklaruan kategorikisht se Bullgaria i plotëson kriteret për anëtarësim në eurozonë. Kjo është një arsye për krenari për shoqërinë bullgare, e cila në fund të viteve 90-të nisi rrugën për të qenë pjesë e bashkimit të vendeve të..
Gjatë natës , reshjet do të ndalen dhe retë do të shpërndahen dhe do të pakësohen. Në orët e mëngjesit, do të formohet mjegull afatshkurtër në fushat..
Byreku më i gjatë i mbushur me llokum trëndafili do të përgatitet në Kazanllëk. Ngjarja tradicionale e quajtur "Buka e Bullgarit" është pjesë e..
Bullgaria do të dërgojë një kërkesë të re për një pagesë të dytë në korrik në kuadër të Planit Kombëtar të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë, njoftoi..