Kreu i partisë GERB, e cila është fituesja e zgjedhjeve për parlamentin kombëtar, Bojko Borisov, paralajmëroi se nuk është koha për ultimatume dhe zemërim. “Është koha për shtetin”, tha ai në konferencën e tij të parë për shtyp që pas zgjedhjeve më 9 qershor. "Unë jam pro parlamentit, qeverisë, presidencës - të ketë një mirëkuptim për çështjet e përbashkëta kombëtare," vuri në dukje Borisov.
“Do të ketë qeveri nëse kryeministri është nga GERB. Unë nuk do të kandidoj për kryeministër, që të ketë mundësi më të mira për negociata, deklaroi ai dhe saktësoi se kabineti i ardhshëm duhet të dominohet nga GERB me ministra të tyre të jashtëm dhe të mbrojtjes. Ai ishte gjithashtu i bindur se Maria Gabriel nuk do të merrte pjesë në kabinet. E vetmja mundësi është që të gjithë të kapërcejnë egon e tyre dhe të formohet një kabinet ekspertësh, tha gjithashtu Borisov.
GERB fton palët e tjera në negociatat e qeverisë të hënën. Në ekipin negociator të GERB-it janë Temenuzka Petkova, Raja Nazarjan dhe Denica Saçeva.Siguria kibernetike dhe përfshirja e Bullgarisë në programin amerikan për heqjen e vizave janë dy prioritete të qeverisë, të lidhura drejtpërdrejt me Drejtorinë kryesore për Luftën kundër Krimit të Organizuar, tha ministri i brendshëm Daniell Mitov gjatë..
Konsumatorët bullgarë detyrohen të paguajnë çmime të pajustifikueshme të larta për mallrat bazë dhe në të njëjtën kohë dëmtohen prodhuesit dhe përpunuesit e ushqimit. Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari dhe Shoqata Kombëtare e Përpunuesve të..
Pak më shumë se 110 milionë euro do të kushtojë riparimi urgjent i aeroportit “Graf Ignatievo”. Kontratat për riparimet janë me katër kompani, të cilat Ministria e Mbrojtjes i shpalli publikisht. Sipas ministrit të mbrojtjes Atanas Zaprjanov, vonesa në..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..
Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës ka kërkuar informacion nga prodhuesit dhe tregtarët e produkteve ushqimore më të shitura për të përcaktuar mënyrën e..