Nevojitet një debat që të rinjtë në Bullgari të kenë të paktën trajnim bazë ushtarak, i cili do të kontribuojë në tejkalimin e distancës në rritje midis shoqërisë dhe ushtrisë. Këtë thirrje e bëri presidenti dhe komandant suprem Rumen Radev në përshëndetjen e tij drejtuar pjesëmarrësve në Tubimin e Katërt Kombëtar të Ushtrisë Rezervë në Stara Zagora. Sipas tij, në të kaluarën çdo shtëpi kishte disi e lidhur shpirtërisht me ushtrinë, ndërsa sot, afro 20 vjet pas përfundimit të rekrutimit, nuk është kështu. “Së shpejti në Kuvendin Popullor do të numërohen në gishta njerëzit që kishin lidhje me ushtrinë por aty merren vendime të rëndësishme për sigurinë tonë kombëtare”, theksoi kreu i shtetit. Radev tërhoqi vëmendjen mbi sfidat që rrjedhin nga konfliktet ushtarake në rajonet fqinje dhe theksoi se pavarësisht nga zhvillimi i teknologjive në prodhimin e armëve, trajnimi dhe motivimi i personelit kanë rëndësi të madhe.
Ministri bullgar i turizmit Mirosllav Borshosh zhvilloi një takim pune në Bruksel me drejtorin ekzekutiv të një prej kompanive kryesore online në botë “Booking”. Takimi u zhvillua në një forum të nivelit të lartë "Destinacioni Evropa" organizuar nga..
Droni që fluturoi mbi Aeroportin e Sofjes është një lloj ushtarak që përdoret për spiunazh dhe vëzhgim Droni misterioz që po bënte manovra të rastësishme mbi Aeroportin e Sofjes më 7 shkurt të këtij viti dhe që vonoi 6 fluturime, ishte hakuar, manipuluar..
Paraditen e së mërkurës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 10 deri në minus 4°, në disa lugina deri në minus 14°. Në Sofje do të jetë rreth minus 10°. Gjatë ditës në Bullgarinë..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..