Me zgjedhjet për PE në Slloveni, votuan edhe për votim preferencial, eutanazi dhe kanabis për qëllime mjekësore.
Në zgjedhjet për Parlamentin Evropian në Slloveni më 9 qershor, pjesëmarrja tejkaloi 41% dhe ishte më e larta që nga viti 2004. Katër referendume konsultative për vdekjen e asistuar, votën preferenciale në zgjedhjet e përgjithshme, kanabisin mjekësor dhe kanabisin për përdorim personal ka të ngjarë t'u jepnin votuesve një shtysë shtesë për të shkuar në votime. Rreth 70% e votuesve mbështetën vendosjen e votimit preferencial në zgjedhjet parlamentare, 67% mbështetën kanabisin për qëllime mjekësore, rreth 51% - kanabisin për përdorim të kufizuar personal dhe pak më pak se 55% mbështetën të drejtën për të ndihmuar në ndërprerjen vullnetare të jetës, njofton Agjencia Telegrafike Sllovene.
Në zgjedhjet e Parlamentit Evropian, partia opozitare e veteranit politik dhe ish-kryeministër Janez Jansha (Bashkimi Demokratik Slloven) regjistroi një fitore bindëse me 30.8% dhe 4 nga 9 mandate. Lëvizja për Liri e kryeministrit Robert Gollob mban 2 mandate parlamentare me 22%, partitë "Vesna", socialistët dhe "Sllovenia e Re" morën nga një mandat.
Një grek etnik nga Shqipëria, që ndodhet në burg, u bë eurodeputet
Fredi Beleri, një grek etnik nga Shqipëria, i zgjedhur kryetar i bashkisë shqiptare të Himarës, u bë nga burgu deputet në Parlamentin Evropian. Fushata zgjedhore u drejtua nga djali i tij Petros. “Kathimerini” njofton se ka mbledhur afro 240 mijë vota si kandidat i partisë konservatore “Demokracia e Re”, anëtar i së cilës është edhe kryeministri grek Kiriakos Micotakis. Me më shumë vota (mbi 307 000) është Jorgos Aftias, një gazetar dhe drejtues i njohur televiziv.
Me akuzën e blerjes së votave Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve vendore të 14 majit 2023 në Shqipëri, në të cilat u zgjodh kryetar bashki. Në mars të këtij viti ai u dënua me dy vite burg dhe po vuan dënimin. Nga pala greke vunë në pikëpyetje drejtësinë e procesit ndaj tij dhe e bënë të qartë se kjo mund të rrezikojë integrimin evropian të Shqipërisë.
Turqia planifikon të bëhet një qendër botërore energjetike
Pas bisedimeve në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar të Shën Petersburgut me ministrin rus të burimeve natyrore dhe ekologjisë Aleksandër Kozllov, ministri turk i energjetikës Allparsllan Bajraktar njoftoi se Turqia dhe Rusia planifikojnë të krijojnë një burse energjie dhe minierash në Stamboll. Fjalët e tij u konfirmuan nga presidenti turk Rexhep Erdogan, i cili tha se negociatat për këtë temë me përfaqësuesit rusë janë duke u zhvilluar. “Ne do të realizojmë projekte të ndryshme për furnizimin e produkteve energjetike në Evropë dhe botë përmes vendit tonë. Me qendrën e gazit që do të krijohet në Turqi, do të bëhet përparim si në transmetimin e energjisë ashtu edhe në çmimet", tha Erdogan, duke shprehur besimin se falë investimeve të viteve të fundit, Turqia do të bëhet një "bazë energjetike" për gazin natyror. "Ne po i afrohemi qëllimit tonë për ta kthyer Turqinë fillimisht në një qendër rajonale dhe më pas globale të energjetikës”, tha presidenti turk, cituar nga TRT.
Shqipëria prezantoi mjetin e saj të parë të blinduar “Shota”
Shqipëria prezantoi automjetin e saj të parë të blinduar, njoftoi Radio Televizioni Shqiptar, cituar nga BTA. Kryeministri shqiptar Edi Rama postoi në rrjetet sociale pamjet e mjetit ushtarak të quajtur “Shota”. Ky është produkti i parë i markës “Made in Albania”. Prodhuesi i automjetit “Shota” është kompania TIMAK e Arjeta Puca dhe ekipit të saj, 75% e anëtarëve të të cilit janë femra. “Shota” tregon se Shqipëria ka aftësinë të patentojë produktin e saj, gjë që vjen në një kohë kur qeveria shqiptare kërkon të ringjallë industrinë ushtarake, thekson media. Në fillim të prillit të këtij viti, Rama deklaroi se ambiciet e vendit janë që deri në vitin 2030 të ketë eksporte ushtarake “Made in Albania”, si dhe të pajis ushtrinë shqiptare me armë të prodhimit të vet.
Përpiloi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: dnevnik.si, Facebook/Fredi Beleri, enerji.gov.tr, noa.al
Presidenti Rumen Radev ka qenë prej kohësh i përfshirë në jetën politike të vendit dhe tani dëshiron të marrë rolin e udhëheqësit të opozitës. Kështu deklaroi Ministrja e Financave Temenuzhka Petkova në Tërgovishte. "Pas gati katër vitesh qeverisjeje..
“Po e vazhdojmë ndryshimin" (PP) theksoi korrupsionin si një nga mangësitë kryesore të qeverisjes njëqind ditësh të GERB-it, “BSP – E majta e bashkuar” dhe “Ka një popull tillë” (ITN). Partia nuk heq dorë nga vota e mosbesimit pas marrjes së raportit..
Për Rusinë, lufta hibride është një ideologji dhe një industri, këtë e deklaroi gazetari investigativ Hristo Grozev para eurodeputetëve nga komiteti special për mbrojtjen e demokracisë evropiane. Grozev mori pjesë online në takimin, i cili diskutoi..
Bullgaria nuk do të bëjë lëshime ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut me qëllim që të fillojë negociatat për anëtarësimin e vendit në..
Kërcënimet kryesore për sigurinë kombëtare të Bullgarisë janë Rusia dhe paqëndrueshmëria në Ballkanin Perëndimor, sipas raportit vjetor të..