“Kryeministri i sapozgjedhur i Republikës së Maqedonisë së Veriut zgjodhi konfrontimin dhe shkeljen e parimeve evropiane dhe nga foltorja më e lartë parlamentare bëri një kërkesë se synon ta largojë vendin nga rruga euroatlantike me fjalë që predikojnë armiqësi dhe urrejtje kundër Bullgarisë evropiane. " Këtë qëndrim të bashkëkryetarit të Lëvizjes për të Drejta dhe Liri (DPS), Deljan Peevski, e ka bërë të ditur qendra për shtyp e partisë së tij.
Deljan Peevski thekson se refuzimi i deklaruar me arrogancë për të përmbushur Marrëveshjen me Bullgarinë, e cila kërkon përfshirjen e bashkatdhetarëve tanë në Kushtetutë me ndryshime në ligjin bazë, është shkelje e rëndë e procesit të integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Ai shton se vendi ynë nuk do të qëndrojë indiferent ndaj këtij provokimi të radhës.
“Unë pres që të gjithë deputetët e parlamentit bullgar dhe deputetët bullgarë të Parlamentit Evropian, pavarësisht nga përkatësia partiake, të mos i injorojnë këto procese alarmante në vendin tonë fqinj”, tha bashkëkryetari i DPS.Për të katërtin vit, Forbes mbledh në një skenë mendjet pas inovacioneve më të rëndësishme në biznesin bullgar. Fituesit e çmimeve Forbes Innovation 2024 do të shpallen gjithashtu gjatë aktivitetit, i cili do të mbahet në Qendrën për Arte..
Mjeshtri italian i kuzhinës Daniele Priori së bashku me 10 të rinj me aftësi të kufizuara intelektuale do të përgatisin një drekë italiane në Qendrën Ditore “Bota” të Fondacionit “Bota e Marisë”. Priori dhe të rinjtë do të gatuajnë makarona "AUMM -..
Gjatë natës dhe të enjten një front i ftohtë atmosferik do të kalojë në vend nga veriperëndimi. Në shumë vende në rajonet perëndimore dhe në Fushën e Danubit do të bien reshje shiu, të cilat shpejt do të kalojnë në borë në zonat e larta të Bullgarisë..
Ministri i punëve të jashtme Ivan Kondov mori pjesë në takimin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të Nismës së Evropës Qendrore (CEI),..
Ministri në detyrë i mbrotjes Atanas Zaprjanov konfirmoi përkushtimin e Bullgarisë ndaj përpjekjeve të përbashkëta të Bashkimit Evropian në mbështetje të..
Ambasadorja e Austrisë Andrea Ikic-Böm vizitoi dje kufirin bullgaro-turk me ftesë të drejtorit të Drejtorisë kryesore të Policisë Kufitare, njoftoi sot..