“Kryeministri i sapozgjedhur i Republikës së Maqedonisë së Veriut zgjodhi konfrontimin dhe shkeljen e parimeve evropiane dhe nga foltorja më e lartë parlamentare bëri një kërkesë se synon ta largojë vendin nga rruga euroatlantike me fjalë që predikojnë armiqësi dhe urrejtje kundër Bullgarisë evropiane. " Këtë qëndrim të bashkëkryetarit të Lëvizjes për të Drejta dhe Liri (DPS), Deljan Peevski, e ka bërë të ditur qendra për shtyp e partisë së tij.
Deljan Peevski thekson se refuzimi i deklaruar me arrogancë për të përmbushur Marrëveshjen me Bullgarinë, e cila kërkon përfshirjen e bashkatdhetarëve tanë në Kushtetutë me ndryshime në ligjin bazë, është shkelje e rëndë e procesit të integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Ai shton se vendi ynë nuk do të qëndrojë indiferent ndaj këtij provokimi të radhës.
“Unë pres që të gjithë deputetët e parlamentit bullgar dhe deputetët bullgarë të Parlamentit Evropian, pavarësisht nga përkatësia partiake, të mos i injorojnë këto procese alarmante në vendin tonë fqinj”, tha bashkëkryetari i DPS.Presidenti Rumen Radev sot edhe një herë iu drejtua Gjykatës Kushtetuese me kërkesë që ndryshimet në Kushtetutë të bëra nga Legjislatura e 49-të të Kuvendit Popullor të shpallen jokushtetuese. Kundërshtimet e kreut të shtetit janë kundër heqjes së..
Ambasadorja e Austrisë Andrea Ikic-Böm vizitoi dje kufirin bullgaro-turk me ftesë të drejtorit të Drejtorisë kryesore të Policisë Kufitare, njoftoi sot shërbimi për shtyp i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Së bashku me drejtorin kryekomisionar Anton..
Ministri i punëve të jashtme Ivan Kondov mori pjesë në takimin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të Nismës së Evropës Qendrore (CEI), që u mbajt sot në Tiranë. Ndër temat e diskutuara ishte roli i CEI në bashkëpunimin rajonal dhe..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Autoritetet në Greqi do të dërgojnë më shumë policë për të punuar në postbllokun "Promahon" në kufirin me Bullgarinë për përpunimin më të shpejtë të..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..