Në bisedën me presidentin propozuam një qeveri me një menaxhim të qartë programor. Si partia më e vogël politike, ne nuk kemi pretendime për ta krijuar atë, por duam të dimë se çfarë do të bëjë kjo qeveri, çfarë angazhimesh do të marrë, në çfarë kushtesh. Askush deri më tani nuk u është përgjigjur këtyre pyetjeve, tha kreu i “Veliçie” dhe kryetar i grupit parlamentar Nikollaj Markov pas konsultimeve me presidentin.
“Që nga fillimi i formimit të Asamblesë Kombëtare, ne jemi përpjekur të kemi një bisedë mes liderëve politikë, të cilët mbajnë përgjegjësi politike”, tha Markov. Ai theksoi se nuk di asgjë për qeverinë e pakicës të propozuar nga lideri i GERB-it, Bojko Borisov.
Pas përfundimit të konsultimeve politike me forcat parlamentare, presidenti duhet të njoftojë se kur do të dorëzojë mandatin e parë për formimin e qeverisë.Ende nuk e kemi euron, por informacioni që mund ta kemi frymëzon disa subjekte të tregut, tha Kryeministri Rosen Zheljazkov në hapjen e Diskutimit Kombëtar "Efekti i eurozonës. Përvoja e shteteve anëtare flet". Fushata informative nuk do të jetë e..
Parlamenti miratoi Ligjin e Falimentimit Personal, i cili është një kërkesë e BE-së për pagesën e dytë sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë që do të zbatohet. Tekstet parashikojnë që një debitor që nuk arrin të përmbushë detyrimin e tij,..
Eurogrupi rekomandoi unanimisht që Bullgaria të bëhet anëtari i 21-të i eurozonës. Vendet e zonës së monedhës së përbashkët i rekomandojnë Këshillit të BE-së që kjo të ndodhë nga 1 janari i vitit të ardhshëm. Ministrat e financave të eurozonës..
Po lançohet një faqe e re interneti që do të shërbejë si një dosje e hapur mbi shkeljet e të drejtave të bullgarëve në Maqedoninë e Veriut, raportoi..
Gjithnjë e më shumë studentë të huaj kanë zgjedhur universitetet dhe institucionet e arsimit të lartë bullgar në vitet e fundit, sipas një ankete të..