Në Bullgari, numri i njerëzve që vdesin nga goditjet në tru është katër herë më i lartë se në vendet e tjera të BE-së, sipas një raporti të Komisionit Evropian të vitit 2021.
Në vitin 2023 në vendin tonë u regjistruan 45 mijë pacientë me goditje në tru, nga të cilët mbi 5500 vdiqën në spital, vuri në dukje doc. Rosen Kallpaçki, drejtues i Qendrës së Trajtimit të Apopleksisë në Spitalin e Kryeqytetit “Shën Anna”, gjatë një takimi ekspertësh kushtuar sëmundjeve kardiovaskulare dhe goditjes në tru.
Në Sofje ka 70 njësi neurologjike, por jo të gjitha kanë "shtretër intensivë reanimues" ku mund të trajtohet një pacient i cili ka pësuar goditje në tru, theksoi doc. Kallpaçki. Në vendin tonë, shkalla e vdekjes nga goditja në tru është 320 persona për njëqind mijë njerëz, shtoi doc. Kallpaçki, cituar nga BTA.
Në vitin 2023, 133 spitale deklaruan se kanë trajtuar goditjet në tru, nga të cilat 49 kanë kryer një trombolizë (një nga mënyrat për të trajtuar një goditje në tru) në vit. Sipas doc. Kallpaçki, vetëm tre për qind e viktimave të goditjes në tru në vendin tonë trajtohen me trombolizë.
Ministri i Transportit dhe Komunikacioneve, zëvendëskryeministri Grozdan Karaxhov dhe përfaqësuesit e aeroporteve në Sofje, Varna, Burgas, Plovdiv, Gorna Orjahovica, Drejtoria e Trafikut Ajror dhe Drejtoria e Përgjithshme e Administratës së Aviacionit Civil..
Rada e Ukrainës ka miratuar sot blerjen nga Bullgaria të dy reaktorëve për zgjerimin e centralit të Hmelnitskit, raportojnë mediat bullgare. Reaktorët që vendi ynë bleu në 2015 nga Rusia për centralin e parealizuar bërthamor “Belene” iu ofruan Kievit në..
Thellimi i partneritetit strategjik midis SHBA-së dhe Bullgarisë duhet të jetë një prioritet kryesor për qeveritë tona të reja, tha kryeministri Rosen Zheljazkov gjatë një takimi të shkurtër me nënpresidentin amerikan JD Vance. Të dy folën në margjinat e..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..