Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Më 29 qershor Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e dy apostujve të parë suprem - Shenjtorët Pjetri dhe Pali

Kisha e vetme me emrin e Shenjtorëve Pjetri dhe Pali në Sofje

18
Foto: apostolite.com

Ashtu si një jetë njerëzore 90-vjeçare, fati i kishës metropolitane “Shën Apostuj Pjetër dhe Pali” është i mbushur me ulje-ngritje, me mundime, por edhe me shpëtim. Kjo është ndoshta një nga kishat më pak të njohura në Sofje dhe në të njëjtën kohë e vetmja e ndërtuar për nder të dy apostujve suprem - Shën Pjetrit dhe Shën Palit, kujtimin e të cilëve Kisha Ortodokse Bullgare e nderon çdo vit më 29 qershor.

Ndërtimi i tempullit në lagjen “Razsadnika” të kryeqytetit filloi në vitin 1929. Deri atëherë në këtë vend kishte një kishë shumë të vogël, të ndërtuar me nxitim me mjetet e refugjatëve nga Maqedonia, të cilët në atë kohë u vendosën në këtë pjesë të Sofjes. Njerëzit që vinin për t'u lutur nuk mund të mblidheshin më në kishën e vogël, prandaj u vendos që të ndërtohej një tempull i madh dhe i gjerë për besimtarët. Për 5 vjet, nga viti 1929 deri në vitin 1934, në vendin e ndërtesës së vogël të vjetër u ngrit kisha e re, me sipërfaqe afro 450 metra katrorë, me kupola të larta dhe mure masive. Edhe atëherë, në tempull kishte aktivitete shoqërore, si kuzhina për të varfëritë dhe kujdese të tjera të ngjashme për të krishterët. Me ardhjen e  socializmit shumë nga aktivitetet pranë tempullit u ndërprenë. Edhe pamja e lagjes u ndryshua.

Prej 20 vitesh në altarin e “Shën Apostujve Pjetër dhe Pali” shërben At Stavrofor Kirill Didov. Tani është kryetar i Bordit Kishtar të kishës. “Kur erdha situata ishte shumë e vështirë, shërbesat bëheshin vetëm të dielave, madje jo gjithmonë, sepse ishte vetëm një prift dhe kjo nuk lejonte shërbim të rregullt”, thotë At Kirill Didov dhe shton:

At Kirill Didov

“Filluam dhe një rinovim të madh, riparuam dyshemenë edhe instalimin. E lyenim edhe të gjithë kishën, por nga tymi i qirinjve, boja e bardhë u errësua shpejt. Kemi ide për afreske, por nuk kemi fonde të mjaftueshme. Ne e mbajmë veten kryesisht nga shitja e qirinjve dhe donacioneve, por për fat të keq frekuentimi është vetëm në festat e mëdha, ndërsa ditët e tjera kisha është bosh. Pranë kishës është lagjja e romëve, por një pjesë shumë e vogël e këtyre njerëzve hyjnë në kishë sepse ose i përkasin një feje tjetër ose thjesht nuk janë besimtarë. Festa e tempullit - 29 qershori, kur nderojmë kujtimin e Apostujve të Parë të Shenjtë Pjetër dhe Pali, është e njohur për besimtarët në Sofje. Mblidhen shumë njerëz, bëjmë edhe një kurban, i cili shpërndahet për shëndetin.”

Në këtë lagje, kolonët e parë ishin refugjatë nga Greqia Veriore në vitet 20-të të shekullit të kaluar nga trojet e dikurshme bullgare, të cilat në një moment për shkak të luftërave dhe marrëveshjeve u gjendën në territor të huaj. Atëherë një pjesë e popullsisë u shpërngul në brendësi të vendit tonë. “Zakonisht, kur vendosen në një vend të ri, të shpërngulurit zgjedhin emrin e kishës që kishin në vendbanimin e tyre. Por duke qenë se në Sofje nuk kishte kishë tjetër me emrin e Shenjtorëve Pjetri dhe Pali, vetëm në fshatin e afërte Gorni Lozen ekziston një manastir i tillë, kjo ishte një premisë që tempulli t’u kushtohej apostujve të shenjtë suprem” - thotë At Kirill Didov:

"Dhe ata janë suprem sepse janë ndër apostujt më të lavdëruar. Secili prej tyre tregoi dashurinë e tij për Zotin, por ata gjithashtu treguan virtytet e tyre njerëzore së bashku me të metat e tyre njerëzore. Në këtë mënyrë, ata janë edhe pranë nesh - njerëzve të zakonshëm. Shën apostulli Pjetër dihet se e mohoi Zotin tri herë. Ai ishte i sigurt për veten se nuk do ta mohonte Zotin, por kur erdhën sprovat, ai e mohoi. Dhe kjo është tregues për ne njerëzit që kur kemi vështirësi, tërhiqemi për shkak të natyrës sonë të dobët njerëzore. Por më pas apostulli Pjetër u bë një përhapës i zellshëm i besimit dhe më në fund vdiq në Romë si martir për mësimin e Krishtit.”

Cili ishte fati i Shën Apostullit Pali dhe çfarë e bëri atë të famshëm në mesin e martirëve për besimin e Krishtit?

“Shën Pali është i fundit nga apostujt, i cili u thirr nga Zoti, por vetëm pasi Krishti vdiq në kryq dhe u ringjall dhe apostujt filluan të predikojnë në mbarë botën - thotë At Kirill Didov. - Në kohën, para se të quhej Pali, ai i përndiqte të krishterët dhe i detyronte të blasfemonin. Në rrugën për në Damask, Zoti iu shfaq në një dritë verbuese, u prezantua dhe e thirri me fjalët "Është e rëndë për ty të godasësh me shkelm kundër gjembave". Atëherë Apostulli Pali e kuptoi se kishte ardhur një pikë kthese në jetën e tij dhe nga një persekutues, ai u bë përhapës i besimit. Fjalët e tij të para pas pendimit ishin: "Çfarë të bëj?". Ky është mesazhi se kur e kuptojmë se kemi jetuar me mëkate, duhet të pyesim se çfarë mund të bëjmë për të bërë ndryshimin dhe për të njohur besimin dhe jetën e krishterë, në mënyrë që të jemi të dobishëm për veten dhe për të tjerët" - thotë At Kirill Didov, prift në kishën e Sofjes “Shenjtor Apostujt Pjetër dhe Pali”.

Lexoni më shumë:


Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Programi arsimor "Tregimet e pathëna të bullgarëve" me mbështetje të madhe brenda dhe jashtë vendit

Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..

botuar më 24-11-12 5.26.MD

Për herë të parë që nga viti 1985, në vendin tonë ka një rënie pothuajse zero të popullsisë

Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..

botuar më 24-11-12 7.05.PD

Grafitet në Bllagoevgrad kujtojnë historinë tonë 20-vjeçare në NATO

Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..

botuar më 24-11-10 5.45.PD