Sezoni aktiv i verës në vendpushimin malor të Pamporovos vuri në lëvizje dy teleferikët kryesorë që çojnë në majën Snezhanka. Nga sot është hapur edhe qendra turistike në hyrje të vendpushimit. Janë përgatitur gjithashtu parqet argëtuese, si dhe rrugë të shumta për ecje të shkurtra dhe më të gjata, për të cilat mund të përdoren guida të specializuara malore, shtigje për biçikleta malore, si dhe një sërë shtigjesh tatëpjetë me instruktorë, të përshtatshme për çiklistët.
Që në vitet 1950 dhe 1960, Pamporovo fitoi famën e një vendpushimi me klimë mjekësore, të përshtatshmе për rivendosjen dhe forcimin e sistemit imun, falë ajrit të pastër, të ngopur me jone negative dhe fitoncide që lëshohen kur pishat dhe pemët e tjera lulëzojnë. Në këtë drejtim janë planifikuar programe të ndryshme që lidhen me lëvizjen, “larjen e pyjeve” dhe arratisjen mes bukurisë dhe freskisë së natyrës.Presidenti Rumen Radev do të marrë pjesë më 9 dhe 10 prill në edicionin e dhjetë të Forumit Ekonomik të Delfit në Greqi. Ngjarja mbledh krerë shtetesh dhe qeverish, përfaqësues të biznesit dhe të sektorit joqeveritar. Në qendër të vëmendjes do të jenë..
Të mërkurën do të fryjë sërish era veriperëndimore. Vranësirat do të jenë të ndryshueshme, më shpesh të ndjeshme pasdite, por vetëm në rajone të izoluara do të ketë reshje shiu dhe bore. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5° deri në 0°,..
Masat për uljen e aksidenteve dhe përmirësimin e gjendjes së rrugëve u diskutuan sot në një takim të thirrur nga kryeministri Rosen Zheljazkov. "Unë dhe kolegët e mi jemi të vetëdijshëm se nuk duhet kërkuar fajtori i problemeve serioze të trashëguara,..
Anija kërkimore bullgare "Shën Kirili dhe Metodi" (NIK 421) do të pritet sot solemnisht në stacionin detar në Varna. Moti i keq ka vonuar..
Të shtunën, më 12 prill, do të ketë vranësira të theksuara, me reshje shiu në shumë vende, në zonat qendrore - intensive dhe të konsiderueshme në sasi...
Si anëtare e BE-së dhe aleate e NATO-së, Bullgaria është pjesëmarrëse aktive në nismat e solidaritetit që synojnë forcimin e aftësive tona të..