Partia Socialiste Bullgare (BSP) këmbëngul që pajisjet e centralit atomik “Belene” të mos i shiten Ukrainës. Grupi partiak i së majtës paraqiti një projektvendim në Asamblenë Kombëtare, në të cilin insistohet që negociatat mes Bullgarisë dhe Ukrainës të ngrihen derisa të përcaktohet nëse një pjesë e pajisjeve mund të përdoret për nevojat e centralit atomik të Kozllodujit.
Nënkryetari i grupit parlamentar Dragomir Stojnev i tha gazetarit të BNR-së se deri më tani ka dy qëndrime nga Kompania Elektrike Kombëtare, të cilat tregojnë se pajisjet për centralin atomik “Belene” janë të pajtueshme. Sipas BSP-së, vlerësimi ekspert i specialistëve dhe gjithashtu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike është i nevojshëm për të vendosur nëse pajisjet mund të përdoren vërtet për nevojat e centralit atomik “Kozlloduj”.
Stojnev theksoi se është çështje e politikës shtetërore sa i përket energjetikës.Ish-zëvendësministri i financave, Georgi Klisurski, nga "Po e vazhdojmë ndryshimin" (PP) njoftoi se po largohet nga partia PP. Në një postim në Facebook, Klisurski shkroi: "Po largohem nga PP. I zhgënjyer dhe i neveritur". Bashkëpartiaku i..
Natën do të jetë e kthjellët dhe pothuajse e qetë. Të enjten do të jetë përsëri me diell dhe vapë. Do të fryjë erë e lehtë nga veriu-veriperëndimi. Temperaturat maksimale do të jenë midis 36° dhe 41°, në Sofje - rreth 36°. Në male do..
Kryeministri Rosen Zheljazkov udhëhoqi delegacionin bullgar në Samitin e NATO-s që përfundoi së fundmi në Hagë. Ai u tha gazetarëve se ishte arritur një marrëveshje, me mbështetjen e Bullgarisë, që deri në vitin 2035, shpenzimet e mbrojtjes në secilin..
Brezi “Z” ka probleme serioze me përballimin e stresit. Këtë e tregojnë rezultatet e provimeve për kadetët në Universitetin Ushtarak Kombëtar “Vasill..
Edhe një herë, mjekë të rinj, praktikantë dhe studentë të mjekësisë do të marrin pjesë në një protestë kombëtare "E ardhmja në Bullgari". Ata kërkojnë..
Gjatë konferencës së parë kombëtare kushtuar turizmit të pelegrinazhit në Bullgari, me pjesëmarrjen e Ministrit të Turizmit Mirosllav Borshosh dhe..