Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ansamblet folklorike bullgare jashtë vendit janë bërthama e komunikimit social dhe kulturor

Foto: Shoqata e Ansambleve Folklorike Bullgare Jashtë Vendit

Nuk ka statistika që përmbledhin numrin e saktë të grupeve bullgare të vallëzimit jashtë vendit. Por një gjë është e sigurt - këto grupe të krijuara vetë, të shpërndara në të gjitha kontinentet, janë një urë lidhëse e gjallë midis Bullgarisë dhe pjesës tjetër të botës. Dr. Julija Popçeva nga Instituti i Etnologjisë dhe Folklorit pranë Akademisë Bullgare të Shkencave, hulumton në detaje ansamblet folklorike amatore në vendin tonë dhe jashtë saj në kuadër të një projekti që lidhet me dimensionet e identitetit tonë kombëtar dhe evropian. Ajo arrin në përfundimin se aktivitetet në fjalë janë vendosur si bërthama të komunikimit social dhe kulturor jashtë vendit. “Në këto grupe vallëzimi mblidhen njerëz që përndryshe nuk do të takoheshin kurrë, dhe kështu krijohet një mjedis në të cilin lindin jo vetëm miqësi, por edhe ndjenja e bashkësisë, ndihmës reciproke, festës së përbashkët, bashkëjetesës”, thotë doktoresha Julija Popçeva.
Grup vallëzimi nga Bordo, Francë
“Ata bëhen nismëtarë dhe përcjellës të kulturës bullgare jashtë vendit, duke e prezantuar atë në komunitetin vendas. Për shembull, në të ashtuquajturat Ditë Kulturore, ngrihen stenda bullgare, prezantohen pjatat tona, broshura për Bullgarinë, sende të ndryshme shtëpiake, vaj trëndafili, si dhe vallet, kostumet dhe këngët tona popullore dhe gjithçka që posedon grupi apo shoqata jonë përkatëse në rrugën e dijes dhe përvojës së vendit tonë”.

Shumë shpesh, këto grupe vallëzimi duhet të legjitimohen zyrtarisht para autoriteteve vendore jashtë vendit dhe për këtë qëllim regjistrojnë shoqatat e tyre, të cilat bëhen thelbi i jetës shoqërore të bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit.
Dr. Julija Popçeva
"Për shembull, në Bordo të Francës, ku kalova 6 muaj, trupa e vallëzimit përfaqësohet nga e vetmja shoqatë mbarëbullgare në qytet - thotë Dr. Popçeva. - Kështu, së bashku me disa persona të tjerë aktivë, trupa bëhet bërthama që bashkon komunitetin vendas bullgar dhe kjo është shumë e rëndësishme, sepse në Bordo, për shembull, nuk ka shkollë bullgare, ndryshe nga qytetet e tjera të mëdha ku jetojnë diaspora bullgare më kompakte. Në qytet nuk ka kishë bullgare dhe për lutje përdoret hapësira e një kishe ruse pranë qytetit. Pra, kjo shoqatë është i vetmi vend ku mund të takohen bashkatdhetarët tanë”.

Grupet e vallëzimit të bullgarëve jashtë vendit kanë edhe rrjetin e tyre social, thekson Popçeva. Çdo vit ata mblidhen në një tubim udhëtues - "Në Mejdanin e Bullgarisë tjetër." Mbledhja e këtij viti ishte në maj në Palma de Mallorca. Së bashku me "Mejdanin", kohë më parë u krijua edhe Shoqata e Ansambleve Folklorike Bullgare të Bullgarëve jashtë vendit.

Përveç kësaj, ekziston një treg i tërë që lidhet me festivalet folklorike në Evropë. Grupet porosisin kostume, muzikë, materiale edukative nga Bullgaria. Këto ansamble në Evropë vizitohen shpesh nga koreografë profesionistë nga Bullgaria për t'i trajnuar. "Pra, marrëdhënia midis Bullgarisë dhe këtyre grupeve është shumë e gjallë," shpjegon Dr. Popçeva.
Klubi Folklorik Bullgar - Çemshir në qytetin Arma të Irlandës Veriore
“Disa prej tyre, përveç aktiviteteve të kërcimit, kanë koret e tyre, disa zhvillojnë paralelisht edhe shkollat e së dielës, madje në vende ka shoqata të përziera, si për shembull një shoqatë bullgaro-spanjolle, e cila nga njëra anë mbështet bullgarët që janë shpërngulur në Spanjë dhe nga ana tjetër - organizon ngjarje me qëllim që spanjollët të njohin Bullgarinë, duke u përpjekur të organizojnë edhe ekskursione për spanjollët drejt vendit tonë. Ka një gërshetim të të gjitha këtyre aktiviteteve në përpjekje për ta pozicionuar Bullgarinë në pozita të barabarta brenda BE-së”, thotë në përfundim Dr. Popçeva.

Përpiloi: Veneta Nikollova /sipas një interviste të Jana Bojanova për programin "Evropa - Gjenerata e Re" të BNR-së/

Foto: Shoqata e Ansambleve Folklorike Bullgare Jashtë vendit, Shoqata Bullgare në Irlandën e Veriut, IEFEM-BAN, Facebook/Klubi Folklorik Bullgar "Çemshir" në Armagh, Irlanda e Veriut

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festojmë Ditën e Shën Llazarit

Në ditën e tetë para Pashkëve, ne festojmë Ditën e Shën Llazarit. Është e para nga tre festat kryesore të krishtera që lidhen me mrekullinë e Ringjalljes, e ndjekur nga e Diela e Palmave dhe Pashkët. Festa festohet çdo vit në data të ndryshme, por..

botuar më 24-04-27 8.05.PD

Tradita e daullexhinjve ose ndryshe kush i zgjon myslimanët gjatë Ramazanit

Dita e Arafatit është dita e fundit nga ditët e shenjta për myslimanët në muajin e Ramazanit. Në Islam, kjo është dita më fisnike e vitit, dhe lidhet me privimet e rënda 30-ditore - "agjërimin". Ngrënja e bukës dhe pirja e lëngjeve dhe e ujit bëhet vetëm..

botuar më 24-04-09 9.05.MD

Në Rodopet tingulli i gajdes është një magji, për të cilën tregon një muze lokal

Një kompozim skulpturor në fshatin е malit Rodopa - Shiroka Llëka lavdëron gajdexhinjtë dhe këngëtarët vendas, të famshëm në mbarë vendin dhe më gjerë. Quhet “Gajdexhiu”, dhe së fundmi në fshat u prezantua një roman me të njëjtin titull. Fshati..

botuar më 24-03-31 10.45.PD