Mitropoliti i Vidinit Daniill është patriku i ri bullgar. Ai u zgjodh me 69 vota kundër 66 për Mitropolitin e Vracës Grigorij. Kishte edhe tre fletë votime të pavlefshme.
Mitropoliti Daniill - me emrin laik Atanas Trendafillov Nikollov, lindi në vitin 1972 në qytetin Smoljan. Në vitin 1997 u bë rishtar në Manastirin Haxhidimovski dhe dy vjet më vonë u shugurua murg dhe hierodhjak. Në vitin 2002 u diplomua në Fakultetin Teologjik të Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski”. Në vitin 2004 u dërgua për bindje në Manastirin e Rozhenit dhe po atë vit u shugurua hieromonk. Në vitin 2006 u ngrit në gradën e Arkimandritit. Me vendim të Sinodit të Shenjtë në vitin 2008 u shugurua peshkop me titullin Dragovitijski në Katedralen Patriarkale “Shën Aleksandër Nevski" dhe u emërua vikar i Mitropolitit të Nevrokopit. I tillë qëndroi deri në vitin 2010, kur me kërkesë të mitropolitit të SHBA-së, Kanadasë dhe Australisë, Josif u emërua peshkop i tij. Ai e mbajti këtë detyrë deri në vitin 2018 dhe më pas u zgjodh në mënyrë kanonike Mitropolit i Vidinit.
Lexoni më shumë:
Tradita e kopshtarisë bullgare në Hungari к përfshir në Regjistrin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s. Këtë e shpalli kryetari i Vetëqeverisjes Republikane Bullgare në Hungari, Dr. Danço Musev, gjatë festimeve të kushtuara..
Që të rinjtë të jenë të aftë të përballen me sfidat moderne – tregun e punës, zhvillimin e teknologjisë dhe kërkesat e botës që na rrethon – arsimi ka nevojë për reforma të mbështetura me ligje të nevojshme. Një prej tyre është ligji për arsimin..
Në fillim të shekullit të kaluar Dubai ishte një qytet i vogël me rreth 1200 banorë, me një port të vogël në brigjet e Gjirit Persik. Falë vendndodhjes së tij gjeografike u shndërrua në një port të rëndësishëm për tregtarët e huaj, kryesisht indianë,..
Që të rinjtë të jenë të aftë të përballen me sfidat moderne – tregun e punës, zhvillimin e teknologjisë dhe kërkesat e botës që na rrethon – arsimi ka..
Tradita e kopshtarisë bullgare në Hungari к përfshir në Regjistrin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s. Këtë e shpalli kryetari..