Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Festojmë 30 vjet nga vera e futbollit në të cilën Zoti ishte bullgar


Novela-komiks "Viti 94. Legjenda" tregon për superfuqitë e Skuadrës së Penevit

Foto: arkiva

Data është 17 nëntor 1993. Është minuta e fundit e ndeshjes mes Bullgarisë dhe Francës në stadiumin Parc des Princes në Paris, e cila duhet të përcaktojë ekipin pjesëmarrës në Botërorin e vitit të ardhshëm në SHBA. Rezultati është 1:1 (ku në këtë mënyrë Franca do të ishte kualifikuar), të gjithë presin bilbilin e fundit, kur Emill Kostadinov shënon një gol fantastik në portën e Bernard Lamës, duke u kualifikuar për herë të gjashtë Bullgarinë në finale botërore, dhe në transmetimin e Televizionit Kombëtar Bullgar, dëgjohet edhe fjalia e paharrueshme e komentatorit Nikollaj Kolev-Miçmana - "Zoti është bullgar!". Një pasthirrmë që mbeti në historinë e sportit dhe hyri në fjalorin e futbollit botëror, shkruar nga gazetari britanik Tom Williams në vitin 2018.

Kështu nisi përralla magjike e futbollit të një kombi dhe kulmi i saj ishte në verën e vitit 1994 në stadiumet e SHBA-së, kur sukseset e kombëtares bullgare tejkaluan edhe ëndrrat më të mëdha të çdo bullgari. Që në fazën e grupeve, fitorja 4:0 ndaj Greqisë ishte fitorja e parë e tillë e “trengjyrëshave” në ndeshjet botërore. Më pas vjen një fitore 2:0 ndaj Argjentinës. I rradës ishte eleminimi i Meksikës 4:2 pas penalltive (1:1 në kohën e rregullt dhe shtesat). Vijon çerekfinalja e paharrueshme, në të cilën skuadra e Penevit, siç e quajtëm skuadrën me emrin e trajnerit Dimitër Penev, përballet me kampionin e botës Gjermaninë. Mbas rezultait 0:0 në pjesën e parë gjermanët kryesojnë me golin e Lothar Mateus nga penallti, por në vetëm 3 minuta, në të 75-ën dhe të 78-ën, futbollistët tanë e kthyen rezultatin në 2:1 me golat e Hristo Stoiçkov dhe Jordan Leçkov. Seria e fitoreve u ndërpre nga Italia në gjysmëfinale 2-1, e ndjekur nga një humbje 4-0 ndaj Suedisë në ndeshjen e vendit të tretë. Por populli u gëzua!

Ju keni bërë për Bullgarinë atë që nuk e kanë bërë të gjithë diplomatët dhe politikanët në këtë shekull”, tha kreu i shtetit Zhelju Zhelev në fjalimin e tij para futbollistëve.
Kanë kaluar 30 vjet nga ato mbrëmjet e korrikut pa gjumë, me sheshe e bulevarde të mbushura të Bullgarisë, jo për shkak të protestave dhe pakënaqësisë politike, por nga krenaria dhe vlerësimi se "Zoti është bullgar". Dhe sot, ne vazhdojmë të pyesim veten - cila ishte superfuqia e 22 të zgjedhurve në skuadrën e Penevit?

Përgjigja shfaqet pikërisht në prag të përvjetorit në edicionin komiks "Viti 94. Legjenda!", vepër e platformës "Maina Town". "Në përgjithësi, botimi është një odë komike për këtë triumf, jo vetëm për futbollin bullgar, por për popullin bullgar në përgjithësi," i tha Radio Bullgarisë një nga autorët e tij, skenaristi dhe regjisori Todor Karagiaurov. Historia në libër përmban heroizëm, bëmat dhe zhvillimin e personazheve, duke ndërthurur ngjarje historike dhe trillime nga bota e komikseve, shton ai.

"Ne i qëndrojmë absolutisht besnik historisë së ekipit tonë të futbollit në SHBA. I kapim që nga ndeshja e fundit legjendare kundër Francës, fal të cilës u kualifikuam në finale dhe më pas, ndeshje pas ndeshje në Amerikë, ndjekim në stilin e komikseve, me novela grafike, çdo ndeshje që shfaqet si kapitull në librin tonë. 
Së bashku me pjesën dokumentare, në të cilën i përmbahemi absolutisht fakteve të vërteta sa i përket lojtarëve, golave, kundërshtarëve, i japim edhe një prekje artistike historisë - i kthejmë futbollistët në heronj me dhunti shumë specifike. Dhe kjo është tashmë shtesa jonë artistike në këtë histori. Më vete, për secilin nga futbollistët tanë të mëdhenj - Hristo Stoiçkov, Trifon Ivanov, Krasimir Ballakov, ne fokusohemi në 8 prej tyre së bashku me trajnerin - ne krijojmë një histori në sfond që tregojnë fëmijërinë, kur fitohet një superfuqi, e cila më pas aktivizohet gjatë ndeshjeve. Në forcën e secilit prej tyre, jemi përpjekur të thurim një element të folklorit bullgar, si Gjarpri mëngjarash i Hristo Stoiçkovit apo energjia e pashtershme e Ballëkovit.

Vetë Trifon Ivanovin, të cilin tifozët ndërkombëtarë e kujtonin në atë kohë si mbrojtësin e këq me pamje të egër prej ujku, e lidhëm edhe me një legjendë të tillë që ishte kafshuar nga një ujk i vogël si fëmijë dhe fitoi forcën e tij, e cila më vonë e transformoi atë në fushë në një mbrojtës ql nuk bën kompromise”. Një nga pseudonimet e Trifon Ivanovit është Ujku.
Трифон Иванов
Edicioni komiks "Viti 94. Legjenda" u realizua në më pak se gjashtë muaj. Gjithashtu përfshihen disa "intervista të çmuara" sipas fjalëve të ekipit. "Ato ofrojnë informacione shumë interesante shtesë, të brendshme, të cilat korrespondojnë shumë këndshëm me fiksionin që ne përfshijmë, sepse është i mbështetur me besueshmëri dokumentare," pranon Todor.

Një moment interesant konflikti mes Stoiçkovit dhe Ballëkovit gjatë ndeshjes me Gjermaninë është ndërthurur gjithashtu në histori.

"Kjo është situata reale ku të dy luftojnë në pjesën e parë kundër Gjermanisë kur gjërat nuk po shkojnë mirë për ne dhe ata janë nga lojtarët tanë më të rëndësishëm. Me pajtimin e tyre, menjëherë pas pjesës së parë, skuadra jonë bëhet bashkë dhe bën atë kthesë që të gjithë e mbajmë mend dhe që na çon në gjysmëfinalen historike” – shpjegon Todor Karagiaurov.

Stoiçkov dhe Ballëkov mbeten të vetmit bullgarë të përfshirë në Ekipin Ideal të Kampionatit Botëror të vitit 1994.

“Shpirti i ekipit” rezulton të jetë superfuqia e kombëtares bullgare më të mirë të futbollit në historinë tonë. Një frymë që kalitet edhe nga skandalet dhe peripecitë, por gjithmonë e nënshtruar ndaj një qëllimi - suksesit kolektiv. Todor Karagiaurov është optimist për të ardhmen dhe beson se me disa ndryshime dhe një dozë fati mund të përjetojmë edhe një herë dehjen e futbollit si komb. Deri atëherë - ne do të vazhdojmë të shikojmë ndeshjet evropiane në Gjermani dhe të mbështesim të tjerët.

Foto: mainatown.bg, futbol94.com, arkiva

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nurgyul Salimova

Shahistja Nurgyul Salimova me fitoren e saj të parë në turneun e serisë Grand Prix në Shikment

Nurgyul Salimova shënoi fitoren e saj të parë në turneun e shahut të serisë Grand Prix në Shikment, Kazakistan. Në një ndeshje të raundit të tetë, ajo mposhti me figurat e zeza Bathuyag Munguntuul nga Mongolia. Kështu, pjesëmarrësja në turneun e..

botuar më 24-11-07 6.42.MD
Grigor Dimitrov

ATP: Grigor Dimitrov - tenisti me forehandin më vdekjeprurës

Forhandi i tenistit më të mirë bullgar Grigor Dimitrov është një top i vërtetë, shkruan ATP. Analiza e ATP Infosys Beyond The Numbers për shpejtësinë mesatare të goditjes dhe rrotullimin, bazuar në performancën e 10 lojtarëve më të mirë gjatë tri..

botuar më 24-10-31 3.41.MD
Motrat Stoevi

Motrat Stoevi fituan në dyshe në një turne të badmintonit në Holandë

Stefani Stoeva dhe Gabriella Stoeva fituan titullin në dyshe për femra në turneun ndërkombëtar të badmintonit të serisë “International Challenge” në Hertogenbosch – Holandë. Motrat, të cilat janë të pestat në Lojërat Olimpike të Parisit 2024 dhe janë..

botuar më 24-10-27 5.21.MD