Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 3 korrikun

Është shpallur kod portokalli për reshje të rrezikshme në 7 zona të Bullgarisë Qendrore

Foto: BGNES

Të mërkurën, nga mesnata, reshjet dhe rreziku për breshër do të lëvizin nga perëndimi drejt Bullgarisë Qendrore dhe Jugperëndimore. Pas mesditës, vranësirat nga jugperëndimi do të çahen dhe moti do të jetë me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14 dhe 23°, në Sofje - 15°. Maksimumi do të jetë nga 23 deri në 28°, në kryeqytet - 24°.

Përgjatë Detit të Zi do të ketë reshje shiu me rrezik breshëri në jug. Temperaturat e ajrit do të lëvizin deri në 26-28°. Uji i detit është 25-26°. Eksitimi i detit do të jetë 2 ballë.

Në zonat malore do të mbajë vranësira me reshje shiu dhe bubullima, më intensive në rajonin Rilla - Rodope. Temperatura maksimale në 1200 m mbi nivelin e detit do të jetë deri në 19°, në 2000 m deri në 13°.

Të enjten dielli do të kthehet. Pas mesditës do të mbajë vranësira në Bullgarinë Jugore dhe Lindore. Në Rodopet Perëndimore, Rilla dhe Pirin do të ketë reshje shiu.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në shumë qytete do të mbahen demonstrata kundër dhunës ndaj grave

Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga “Mobilizimet Feministe”. Qëllimi është tërheqja e vëmendjes së shoqërisë dhe institucioneve ndaj..

botuar më 24-11-25 8.10.PD

Më së shumti udhëtojnë bullgarët në moshë nga 25 deri në 44 vjeç

Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre udhëtuan brenda vendit, 20.8% jashtë vendit dhe 6.9% brenda dhe jashtë vendit. Më së shumti udhëtuan..

botuar më 24-11-23 2.05.MD

Bullgaria është ndër të parat në BE përsa i përket regjistrimeve të makinave të reja

Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte vetëm 1.1%. Sipas të dhënave të Asociacionit të Prodhuesve Evropianë të Automobilave, 75.9% e..

botuar më 24-11-23 1.20.MD