Pas debateve të ashpra, parlamenti hodhi poshtë kabinetin e propozuar nga GERB-SDS me kryeministrin Rosen Zheljazkov. 98 deputetë e mbështetën, 138 deputetë votuan “kundër”, dy abstenuan. Kujtojmë se Zheljazkov, që përfaqëson forcën e parë politike në parlament, më 1 korrik mori nga presidenti Rumen Radev mandatin e parë eksplorues dhe menjëherë e ktheu të plotësuar. “Kabineti i pakicës” i shpallur prej tij përbëhej nga një zëvendëskryeministër dhe 19 ministra, 7 prej të cilëve ushtrues detyre në kabinetin teknik me kryeministrin Dimitër Gllavçev.
“Përbërja e qeverisë e propozuar nga unë ka për detyrë kryesore rivendosjen e qeverisjes efektive, mesatarisht në tri vitet e fundit në Bullgari mbahen zgjedhje çdo 6 muaj. Shoqëria tashmë është bërë apatike dhe vetëm bërthamat e forta votojnë”, argumentoi Zheljazkov nevojën për të mbështetur këtë kabinet, duke theksuar se kandidatët për ministra e kanë dëshmuar veten se janë politikanë.
"Kjo është një qeveri e tipit harroni për të ardhmen, ne nuk mund ta mbështesim. Sot na ofrohet një qeveri nga GERB, e plotësuar nga disa ministra që i janë besuar Peevskit," tha Nikollaj Denkov, ish-kryeministër nga PP-DB.
"Ne do të veprojmë në mënyrë shtetërore... Do të mbështesim mandatin e fituesit në zgjedhje, sepse respektojmë votën e zgjedhësve bullgarë", tha nënkryetari i forcës së dytë parlamentare - DPS, Jordan Conev nga foltorja parlamentare. Ai siguroi se partia e tij do të bëjë të njëjtat përpjekje për një qeveri me mandatin e dytë, nëse do t'i dorëzohet, në mënyrë që "Bullgaria të ketë një qeveri që është rreth vlerave që rrëfen bota e lirë perëndimore".
“Nuk do të mbështesim kabinetin “Zheljazkov”, që e kthen DPS-në në patericë të GERB-it”, deklaroi kreu i nacionalistëve “Vëzrazhdane” Kostadin Kostadinov.
"Ne e respektojmë GERB-in, sepse ata po përpiqen të formojnë një kabinet, por ne nuk mund ta mbështesim atë. Ju nuk e kuptoni se keni krijuar humnera në shoqëri. Duhet të ketë një kabinet, por ekspertësh, të pajtimit kombëtar", theksoi kryetari i grupit parlamentar të BSP Borisllav Gucanov.
“Nga kriza mund të dalet vetëm me një kabinet ekspertësh me një program të qartë dhe me mbështetje të gjerë parlamentare”. Kështu, Toshko Jordanov arsyetoi vendimin e ITN për të votuar kundër kabinetit të propozuar të pakicës GERB-SDS.
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, para deputetëve theksoi se partia nuk do të mbështesë qeverinë as me mandatin e dytë e as me atë të tretë, që do të thotë se do të shkojmë sërish në zgjedhje. “Nuk është logjike që partitë me 6-7% të dominojnë”, argumenton ai.
Rasti i parë me kërkesë për anulim të pjesshëm të zgjedhjeve është tashmë fakt. Pak pasi “Ka një popull të tillë” (ITN) depozitoi kërkesën për të kundërshtuar ligjshmërinë e zgjedhjeve për deputetë në 52 seksione në votimin e parakohshëm parlamentar..
Nuk ka të arrestuar për trazirat e mbrëmshme para Teatrit Popullor “Ivan Vazov” në Sofje gjatë një proteste kundër shfaqjes “Armët dhe njeriu” me regji të John Malkovich. Këtë e bëri të ditur për BNT ministri i punëve të brendshme, Atanas Illkov. Në..
Më 8 nëntor, Akademia ekonomike "Dimitër A. Cenov" në Svishtov shënon solemnisht festën e patronit të saj dhe 88 vjetorin e hapjes së saj, njoftoi BTA. Në shenjë mirënjohjeje, para monumentit të donatorit Dimitër Cenov, u vendosën kurora dhe lule nga..
Instituti për Studime Historike pranë Akademisë Bullgare të Shkencave organizon sot konferencën shkencore me temë "Krahinat Perëndimore Bullgare - histori..
Më 8 nëntor, Akademia ekonomike "Dimitër A. Cenov" në Svishtov shënon solemnisht festën e patronit të saj dhe 88 vjetorin e hapjes së saj, njoftoi BTA...
Protesta para Teatrit Popullor ishte shpallur paraprakisht dhe me këtë rast u angazhuan mbi 60 nëpunës të rendit publik për të ruajtur teatrin. Ministri në..