Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shkencëtarët dhe gjuhëtarët kujtuan në Caribrod histori të bullgarëve të rëndësishëm në Serbi

4
Foto: Agjencia Shtetërore për Bullgarët Jashtë Shtetit

Forumi shkencor ndërkombëtar "Urat kulturore: histori të bullgarëve të rëndësishëm në Serbi" u mbajt në fund të qershorit në gjimnazin "Shën Kirill dhe Metodij" në Caribrod. Ngjarja u realizua me mbështetjen financiare të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës së Bullgarisë, në kuadër të Programit Kombëtar "Historitë e pathëna të bullgarëve", mësoi Radio Bullgaria nga organizatorët në Karllovo, Universiteti i Plovdivit "P.Hilendarski", Qendra shkencore e Kirill dhe Metodij pranë Akademisë Bullgare të Shkencave dhe shkolla e mesme në qytetin serb.
Zllatan Dudov
Forumi u parapri nga hapja e dy ekspozitave në hollin e shkollës, e para prej të cilave iu kushtua "120 vjet nga lindja e Zllatan Dudov" - një regjisor emblematik evropian nga fillimi dhe mesi i shekullit të XX-të. “Ai është bullgar, i lindur në Caribrod, gjimnazin e ka mbaruar në Sofje, e më pas ka shkuar në Berlin (Gjermani), ku ka mbaruar arsimin e lartë dhe i është përkushtuar kinematografisë”, thotë filologia Prof. Cenka Ivanova nga Universiteti i Veliko Tërnovos "Shën Kirill dhe Metodij".
Prof. Cenka Ivanova
"Ideja e konferencës ishte që të bëhen të njohura, apo të tregohen histori të harruara, sepse me ndërrimin e brezave në të ashtuquajturën memorie kolektive, bëhen “korrigjime” për shkak të ndikimit të ngjarjeve të mëvonshme, duke përfshirë edhe drejtimet aktuale dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare. Projekti "Histori të pathëna të bullgarëve" mbulon shumë vende ku flitet gjuhë bullgare, ku ka kulturë bullgare në projeksionet e saj moderne dhe kur ndërrohen brezat, vazhdimësia e dijes humbet dhe disa histori “mbyllen mes faqeve” të së vërtetës".

Në Caribrod u prezantua edhe një ekspozitë me piktura të Vasill Levskit, vepër e nxënësve bullgarë, të cilët morën personalisht certifikata nderi për pjesëmarrjen e tyre. Shumica ishin nxënës të gjimnazit "Shën Kirill dhe Metodij" në Caribrod. 

Vetëm një muaj më parë, bullgarët e vegjël të shkollës vizituan Muzeun Kombëtar "Vasill Levski" në Karllovo me mësuesit e tyre dhe drejtorin Bratisllav Stamenov. “Në muzeun tonë panë edhe pikturën “Epopeja e të harruarve”, e cila paraqet të gjithë personazhet e përmbledhjes me poezi të Patriarkut të letërsisë bullgare, Ivan Vazov dhe më pas patën mundësinë të vizitojnë shtëpinë e tij të lindjes në Sopot. ", tregoi për Radio Bullgarinë Dora Çausheva, drejtoresha e Muzeut Kombëtar "Vasill Levski" - Karllovo.
Dora Çausheva
“Që në vitin e kaluar, kur u zhvillua një takim i Shoqatës së shkollave bullgare jashtë vendit në Karllovo, u prezantua programi “Histori të pathëna të bullgarëve”. E kuptova që gjatë vitit ka pasur interes të madh nga vende të ndryshme ku ka shkolla bullgare dhe ne pranuam sfidën dhe idenë e Dr. Radostina Stojanovës - pedagoge në Universitetin e Beogradit, të realizojmë një projekt të përbashkët, të cilin simbolikisht e emërtuam "Bullgarët e mëdhenj dhe të harruar në Serbi". Nëpërmjet saj ne donim të bënim edhe veprimtari kërkimore dhe popullarizuese për ata bullgarë të periudhës së Rilindjes, të cilët ose kanë lindur atje, ose, si Vasill Levski, kanë shkuar dhe kanë kryer një pjesë të aktiviteteve të tyre lidhur me çlirimin kombëtar në tokën serbe. Shpresoj se kjo ka qenë diçka interesante për nxënësit vendas dhe jam shumë e kënaqur që pak më parë këta bullgarë, të organizuar nga shkolla e tyre e mesme, erdhën edhe këtu, në Karllovo, dhe patën mundësinë të njihen me të gjithë kompleksin dhe me vende të tjera në vendlindjen e Vasill Levskit. Kështu, në të dyja drejtimet, nga Bullgaria në Serbi dhe nga Serbia në Bullgari, ky projekt ka rrjedhur në formate të ndryshme”, sqaroi Dora Çausheva.

Ajo vetë po pret gjithashtu tekstet interesante të shkruara në lidhje me këtë temë nga studentët e Universitetit të Beogradit, të cilat do të përfshihen në një botim të ardhshëm. Ai do të përfshijë tregime për marrëdhëniet vëllazërore midis dy vendeve dhe njerëzve që kontribuan në lëvizjen nacionalçlirimtare të bullgarëve gjatë Rilindjes.

"Për shembull, një Angell Kënçev, i cili ishte në Beograd së bashku me Vasill Levskin gjatë Legjionit të Dytë - vazhdon drejtori i Muzeut Kombëtar të Apostullit në Karllovo. – Ai regjistrohet në Shkollën e Artilerisë ose Akademinë Ushtarake, e quajnë në mënyra të ndryshme këtë shkollë ushtarake dhe filloi studimet atje. Së fundmi, një koleg i yni zbuloi në arkivat e Stambollit dokumente interesante që lidhen me vdekjen tragjike të Angell Kënçevit më 5 mars 1872 në portin e qytetit Ruse, ku ai kreu vetëvrasje për të mos rënë në duart e autoriteteve osmane, si dhe një dokument interesant, i lëshuar pikërisht në Beograd në vitin 1869 - një pasaportë serbe, nga e cila shihet qartë se Kënçevi është larguar nga Beogradi për të shkuar në Rumani për mjekim dhe në fakt nuk është kthyer më pas për të përfunduar arsimin ushtarak. Shumë bullgarë që mbetën të panjohur, pjesëmarrës në grupet ushtarake që iu përgjigjën thirrjes në 1877 për krijimin e ushtrisë bullgare gjatë luftës, janë pjesë e historisë së patreguar të Bullgarisë. 

“Ngjarja në Caribrod vetëm sa hap dyert për leximin aktual të historisë lidhur me personat domethënës me origjinë bullgare në territorin e Serbisë së sotme:


"Bullgarët e rëndësishëm në Serbi, kjo konferencë as nuk mundi t'i përmblidhte, as nuk kishte për detyrë të shteronte gjithçka që lidhej me ta - thekson Prof. Cenka Ivanova. Një projekt i tillë pritet edne të zhvillohet sa më shumë dhe në periudhat në vijim theksi duhet të vihet edhe tek njerëzit që në të kaluarën shumë të afërt kanë kontribuar në këtë vështrim tjetër mbi historitë e treguara apo të pathëna të bullgarëve dhe dialogut serbo-bullgar”.

Foto: Agjencia Shtetërore për Bullgarët Jashtë Shtetit, far.rs, Goethe-Institut Bulgarien
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Kinemaja aventureske nga 39 vende mbërrin në "Bansko Film Fest"

Për vitin e njëzet e tretë, ekipi i “Bansko Film Fest” do të transferojë publikun në disa nga pikat më ekstreme të botës përmes 75 filmave nga 39 vende. “Të gjitha janë premiera, për disa prej tyre shfaqjet në Bansko do të jenë premiera botërore”, tha..

botuar më 24-11-17 7.25.PD
Një kuadr nga filmi

Filmi "Tufa" hap edicionin e 38-të të "Kinomania"

Në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje, fillon edicioni i 38-të i “Kinomania”. Festivali i filmit hapet më 13 nëntor me premierën e filmit “Tufa”. Pas sukseseve të tij në mbarë botën dhe datave të premierës plotësisht të shitura në..

botuar më 24-11-13 6.25.PD

Festivali Ndërkombëtar i Kinemasë Etnografike “OKO” fillon me një theks në Ukrainë

Festivali Ndërkombëtar i Kinemasë Etnografike “OKO” do të mbahet në Sofje nga data 8 deri më 15 nëntor. Forumi realizohet me mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Filmit, Bashkisë së Kryeqytetit, Ambasadës së Ukrainës dhe Derzhkino të Ukrainës. Këtë vit,..

botuar më 24-11-08 6.20.PD