Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ramadan Atallaj bëri thirrje për unitet në DPS

Ramadan Atallaj
Foto: BGNES

Deputeti i përjashtuar nga Grupi Parlamentar i DPS-së, Ramadan Atallaj,  bëri thirrje që DPS të mbetet e tërë, njofton BNT. Sipas Atallaj, DPS ka mjaft forca rezistence dhe kur dikush cenon vlerat e përjetshme të kësaj partie, ata manifestohen. Sipas tij, votimet e ndryshme në DPS, duke përfshirë bashkëkryetarët - Xhevdet Çakërov dhe Deljan Peevski, është "diçka normale". “Njëri ndjek politikën autentike të DPS-së, ndërsa tjetri është shumë ambicioz”, theksoi Atallaj dhe shtoi se ka mosmarrëveshje mes Doganit dhe Peevskit, mes partisë dhe mënyrës së drejtimit të partisë.

Duke hyrë në parlament, deputeti i Grupit Parlamentar të DPS-së, Hamid Hamid, mohoi se ka një ndarje në parti

Bashkëkryetari i DPS-së, Xhevdet Çakërov, theksoi në margjinat e parlamentit se uniteti i partisë duhet të ruhet. Prandaj, është e nevojshme të ndryshohen parimet e menaxhimit, sepse menaxhimi i vetëm një njeriu çon në këto procese. Çakërov theksoi se ai nuk e mbështeti propozimin për një qeveri me kryeministrin Rosen Zheljazkov sepse nuk ka pasur proces negociues mes DPS-së dhe GERB-SDS. Sipas Çakërovit, është dashur të shihet nëse programet përputhen, nëse jo plotësisht, të paktën pjesërisht, të kemi qëllime të përcaktuara qartë, sepse vendi është në një situatë kritike. Çakërov gjithashtu theksoi se të gjithë në parti janë euroatlantikë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kisha dhe BSP u konsultuan për futjen e lëndës së fesë në shkolla

Në Pallatin Sinodal, Patriarku bullgar Daniel u takua me grupin parlamentar të "BSP - E Majta e Bashkuar". Delegacioni i socialistëve u kryesua nga Zëvendëskryeministri dhe Kryetari i BSP-së Atanas Zafirov, njoftoi Sinodi i Kishës Ortodokse..

botuar më 25-11-05 9.35.PD

Festivali Sofia Experimental bashkon artistë nga 6 vende

Mbi 20 artistë nga Bullgaria, Gjermania, Italia, Holanda, Franca dhe Republika Çeke do të marrin pjesë në edicionin e tretë të festivalit Sofia Experimental nga 5 deri më 9 nëntor. Në serinë e koncerteve, leksioneve, prezantimeve dhe punëtorive..

botuar më 25-11-05 5.05.PD

Parashikimi i motit për 5 nëntorin 2025

Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°C, ndërsa në Sofje rreth 7°C. Gjatë ditës , vranësirat do të mbeten të dendura; në disa zona, kryesisht në Bullgarinë Juglindore dhe në rajonet malore, do të ketë reshje të lehta..

botuar më 25-11-04 7.35.MD