Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zotërimi i gjuhës së shenjave mund të jetë interesant, i këndshëm dhe shumë i dobishëm

Boris Bëndev për përkthimin me shenja dhe sfidat në jetën e të shurdhërve në vendin tonë

Foto: Facebook/ Stray Sheep

Në Bullgari, sipas të dhënave jozyrtare janë 120 mijë persona me probleme në të dëgjuarin. Shumë prej tyre nuk duan të mësojnë gjuhën e shenjave, edhe pse kjo është e dobishme për ta. Në shkolla nuk ka përkthim për fëmijët me probleme në të dëgjuarin... Të gjitha këto janë fakte objektive që bëhen motiv shtytës për Boris Bëndev, i cili megjithëqë lindi në një familje të të shurdhërve, ka fatin të dëgjojë. Ai merr përsipër misionin që t'ua lehtësojë jetën të paktën një pjese të këtyre njerëzve, zërin e të cilëve shteti nuk ia dëgjon dot.

Së bashku me mikun e tij Aleksandër Kalinov, Boris themeloi një kompani, qëllimi i së cilës është për të njohur një gamë më të gjerë njerëzish me gjuhën e shenjave. Ndër klientët me të cilët punojnë janë bashkitë, institucionet bankare dhe kompanitë private. Boris dhe Aleksandër i ofruan shërbimet e tyre Radios Kombëtare Bullgare dhe kështu lindi seria e videove mediatike publike "Lajme në gjuhën e shenjave".

“Imagjinoni se jeni një person që interesoheni për lajmet dhe çfarë po ndodh në botë dhe, duke parë televizionin apo diçka në internet, përkthimi është në një katror 5 x 5 cm dhe mezi mund ta lexoni dhe kuptoni. I tillë është realiteti që nëse një person i shurdhër dëshiron të shikojë lajme në gjuhën e shenjave, duhet të afrohet. Këtë e shoh tek babai im, i cili është i shurdhër dhe shumë shpesh edhe ngrihet nga divani dhe shkon te televizori që ta shohë. Përveç kësaj, shpesh gazetarët flasin shumë shpejt dhe vetë interpretuesi i shenjave mbetet prapa, gjë që ndikon në cilësinë e përkthimit. Ne folëm me Ivo Todorov (Drejtor i Drejtorisë së Programeve Digjitale në BNR) për këtë problem të veçantë dhe ai e pranoi shumë mirë idenë. Ai tha - "le ta bëjmë këtë rubrikë video" - dhe gjithçka u bë spontane, por jashtëzakonisht e nevojshme për njerëzit e shurdhër që mund të shijojnë formatin tonë inovativ, në të cilin përkthyesi është në qendër të kuadrit dhe është një lloj spiker lajmesh."

Është shumë e vështirë për një person të shurdhër në Bullgari të shërbehet në situata të thjeshta për shumicën e njerëzve, si marrja e një kredie, rregullimi i dokumentacionit etj. Prandaj, Boris mendon mundësi të reja për ta bërë mësimin e gjuhës së shenjave një aktivitet interesant dhe të këndshëm për një gamë më të gjerë njerëzish: “Ne komunikojmë me gjuhën e trupit dhe misioni ynë është ta përhapim këtë gjuhë dhe të tregojmë se sa e rëndësishme është në komunikimin tonë të përditshëm me njerëz që janë pak më ndryshe nga ne”. Prandaj në platformë ka video të dy miqve, në të cilat ata zhvillojnë biseda mbi tema të ndryshme duke përdorur vetëm duart e tyre. Madje disa këngë bullgare janë të përkthyer në gjuhën e shenjave.

Boris Bëndev

Duke punuar me pasion, Boris është dëshmitar i mungesës së vullnetit nga institucionet për ta bërë të detyrueshme gjuhën e shenjave për mësimin në shkollat e specializuara për fëmijët që nuk dëgjojnë:

“Tema është shumë e ndjeshme për faktin se për shkak të mungesës së rregullores së qartë, ligjeve të qarta dhe një programit të qartë, mënyra se si janë të vendosura gjërat në shkolla është se theksi nuk vihet mbi gjuhën e shenjave. Është logjike kur dëgjojmë për një person të shurdhër ta lidhim atë me gjuhën e shenjave, por ironia është se gjuha e shenjave nuk mësohet gjerësisht në shkolla. Ky nuk është faji as i mësuesve, as i drejtorëve, por për shkak të mungesës së rregullores ose ligjit adekuat që kërkon shkollat ​​ta bëjnë këtë. Prandaj, shumë shpesh fëmijët largohen nga atje pa qenë në gjendje të flasin dhe të komunikojnë në mënyrë adekuate, as të njohin gjuhën e shenjave, gjë që është shumë e çmendur”- shpjegon Bëndev.

Boris Bëndev dhe Aleksandër Kalinov

Sipas të dhënave jozyrtare, në vendin tonë numërohen rreth 180 përkthyes të gjuhës së shenjave, por ata aktivë janë rreth 20. Numri i tyre në sfondin e 120 mijë personave është jashtëzakonisht i pamjaftueshëm, si dhe ai i atyre që u trajnuan në kurset e Borisit dhe Aleksandrit për 3 vjetët e fundit, 1000 njerëz. Megjithatë, Bëndev është optimist se po shkon në drejtimin e duhur dhe shpreson që në pesë vitet e ardhshme gjendja do të ndryshojë.

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Fotot: Facebook/ Stray Sheep, BNR, Facebook / Boris Bëndev


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Konsullata e Përgjithshme e Bullgarisë në Dubai

Besimi dhe arsimi forcojnë lidhjet mes bullgarëve në Emiratet e Bashkuara Arabe

Në fillim të shekullit të kaluar Dubai ishte një qytet i vogël me rreth 1200 banorë, me një port të vogël në brigjet e Gjirit Persik. Falë vendndodhjes së tij gjeografike u shndërrua në një port të rëndësishëm për tregtarët e huaj, kryesisht indianë,..

botuar më 25-09-11 8.00.MD

Fondacioni “Kujtesa Bullgare” bën një donacion të ri për bullgarët në Shqipëri

Fondacioni “Kujtesa Bullgare” i Dr. Milen Vrabevskit po financon një projekt të madh për të ndërtuar dhe zëvendësuar ndriçimin rrugor në fshatrat Zaroshkë, Glloboçeni, Gorica e Madhe dhe Gorica e Mesme në komunën e Pustecit në Shqipëri. Dorëzimi..

botuar më 25-09-11 2.12.MD
Universiteti i Shkencave të Bibliotekave dhe Teknologjive të Informacionit

Hapet një Institut për Diasporën Bullgare në Universitetin e Shkencave të Bibliotekave dhe Teknologjive të Informacionit

Po hapet një Institut për Diasporën Bullgare dhe Trashëgiminë Kulturore Jashtë Vendit në Universitetin e Shkencave të Bibliotekave dhe Teknologjive të Informacionit. Qeveria e hap njësinë me kërkesë të rektorit të institucionit të arsimit të lartë pas..

botuar më 25-09-10 5.28.MD