Kreu i "Demokratëve për Bullgarinë e Fortë" (DSB) Atanas Atanasov tha për BNT se në "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) duhet të krijohet një organ i vetëm për të diskutuar të gjitha çështjet dhe për të marrë vendimet e përbashkëta në koalicion. Sipas tij, partitë janë të bashkuara edhe pse për disa çështje kanë qëndrime të ndryshme. Ai saktësoi se këtë javë strukturat në koalicion do të vendosin se si do të veprojnë në dorëzimin e mandatit të dytë dhe të tretë për formimin e qeverisë. “Unë jam skeptik për mandatin e dytë sepse nuk është e qartë se kush do ta drejtojë DPS-në. Opinioni shoqëror duhet të monitorohet dhe ai është kundër zgjedhjeve të reja. Prandaj propozuam një qeveri teknike në të cilën kryeministri do të jetë po aq i distancuar nga të gjitha partitë dhe do të emërojë vetë ministrat. Në koalicion kemi diskutuar emrat për kryeministër”, tha Atanasov, por nuk përmendi persona konkretë.
Një bullgare është gruaja më e mirë - fermere organike në Bashkimin Evropian për këtë vit. Allbina Jasinskaja është pronare dhe menaxhere e fermës organike "Rozino", e cila u themelua në vitin 2012. Ferma organike ndodhet në Luginën e..
Car Speed Show 2025 do të zhvillohet më 27 dhe 28 shtator në Arena 8888 në Sofje. Ekspozita do të tregojë makina sportive, luksoze dhe koleksionuese, motoçikleta dhe jahte, produkte inovative për industrinë e automobilave, do të zhvillohen gjithashtu..
Marshimi çiklist i tolerancës "Le tour du canal" kthehet në Kanalin e Varkave në Plovdiv. Më 27 shtator në orën 14:00, fondacioni "Eja dhe ti" po u jep një dorë personave me aftësi të kufizuara me një festival kushtuar lëvizjes. Ngjarja do t'i ofrojë..
Car Speed Show 2025 do të zhvillohet më 27 dhe 28 shtator në Arena 8888 në Sofje. Ekspozita do të tregojë makina sportive, luksoze dhe koleksionuese,..
Marshimi çiklist i tolerancës "Le tour du canal" kthehet në Kanalin e Varkave në Plovdiv. Më 27 shtator në orën 14:00, fondacioni "Eja dhe ti" po u jep..
Një bullgare është gruaja më e mirë - fermere organike në Bashkimin Evropian për këtë vit. Allbina Jasinskaja është pronare dhe menaxhere e fermës..