Kërkimi i Kosovës për anëtarësim në NATO dhe mbështetja e Bullgarisë ishin temat e diskutuara në takimin e presidentes së Kosovës Vjosa Osmani me kryeministrin në detyrë Dimitër Gllavçev në kuadër të samitit të NATO-s në Uashington, raporton BGNES.
Osmani theksoi se Bullgaria është një mbështetëse e palëkundur e Kosovës në përpjekjet e saj për t'u anëtarësuar në aleancë. “Në këtë kontekst u diskutua edhe për synimin e Kosovës për anëtarësim në NATO dhe për mbështetjen e vazhdueshme nga partnerët tanë bullgarë”, thuhet në komunikatën e Presidencës së Kosovës.
Sipas Osmanit, mes dy vendeve ekziston një partneritet i fortë dhe një përkushtim i përbashkët për stabilitetin dhe sigurinë rajonale.Lexoni më shumë për samitin e NATO-s në Uashington:
Presidenti Rumen Radev u takua në Baku me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska, njoftoi BNT. Në fillim të bisedës, Radev falënderoi Siljanovskën për ftesën dhe theksoi se takimi është një vazhdim i rëndësishëm i..
U mbyll seanca e parë e Kuvendit Kombëtar të sapozgjedhur. Ashtu si në tre parlamentet e kaluara bullgare, zgjedhja e kryetarit doli të ishte një sfidë serioze, pasi asnjë nga dy kandidatët - Raja Nazarjan nga GERB-SDS dhe Andrej Cekov nga Po e vazhdojmë..
Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri mbetet një kusht i detyrueshëm për anëtarësimin..