Turizmi është diplomacia më e mirë sepse shoqërohet gjithmonë me emocione pozitive dhe kujtime të mira. Jemi jashtëzakonisht të impresionuar nga ajo që ka arritur Shqipëria në fushën e turizmit, tha ministri bullgar i turizmit Evtim Milloshev në takimin me Shkëlqesinë e Saj Inid Milo, ambasadoren e Shqipërisë në Sofje, raporton BGNES.
“Ne jemi këtu për të ndërtuar ura. Më vjen shumë mirë që marrëdhëniet tona  dypalëshe ndërtohen mbi bazën e miqësisë, respektit të ndërsjellë dhe  marrëdhënieve të ngrohta”, theksoi Milo. Ajo e informoi Milloshevin për synimin  e Tiranës për të punuar drejt krijimit të një dhome tregtare  bullgaro-shqiptare: "Kjo do të krijonte kushte të mrekullueshme për  ndarjen e praktikave të mira jo vetëm në fushën e turizmit, por edhe në ekonomi  dhe kulturë," vuri në dukje Milo. 

Ministri Milloshev vuri në dukje se Bullgaria është një destinacion tërheqës për turistët shqiptarë, duke theksuar se një fluturim direkt ndërmjet Sofjes dhe Tiranës do të ketë një ndikim jashtëzakonisht pozitiv në turizmin për të dy vendet. “Lidhja ajrore është një objektiv bazë që besoj se është i arritshëm. Nuk mund të jemi kaq afër dhe të kalojmë përmes Vjenës apo madje përmes desitinacioneve edhe më të largëta”, ka komentuar Milloshev.
Foto: BGNES
Do të hiqen tarifat e roamingut me BE-në për Shqipërinë dhe Malin e Zi Në vitin 2026 tarifat e roamingut midis Shqipërisë dhe BE-së do të hiqen plotësisht, tha gjatë vizitës së saj në Tiranë më 13 tetor kryetarja e Komisionit Evropian..
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski tha se kabineti i tij nuk do t'i përfshijë pa kushte bullgarët në ligjin themelor të vendit. "Askush nuk ka të drejtë të presë që kjo qeveri do të bëjë pa kushte ndryshime në kushtetutë",..
Nuk është koha për zgjedhje, tha kryeministri Rosen Zheljazkov në një forum të partisë GERB. Ai u shpreh kundër zgjedhjeve gjatë futjes së euros në vend në vitin 2026. “Ne kemi nevojë për një shumicë të qëndrueshme parlamentare me një angazhim..