Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Shkupi dëshiron të tërheqë mallra nga Evropa drejt Selanikut përmes një linje të re hekurudhore
Aleksandër Nikolloski
Ndërtimi i linjës hekurudhore përgjatë Korridorit 10 është prioritet për Maqedoninë e Veriut, tha ministri maqedonas i Transportit Aleksandër Nikolloski. Ai do të bisedojë me donatorët ndërkombëtarë se si të përdoren në mënyrë sa më efikase fondet për ndërtimin e linjave hekurudhore në vend. Në një intervistë për TV Alfa, Nikolloski deklaroi se nuk është kundër ndërtimit të hekurudhës përgjatë korridorit 8 për në Bullgari, por sipas tij, ndërtimi ballafaqohet me shumë probleme. “Nuk do të lejoj të shpenzohen kaq shumë para, pavarësisht se një pjesë janë nga granti, por pjesa tjetër janë kredi, për diçka që nuk do të përdoret. Për mua projekti më i dobishëm është ndërtimi i një hekurudhë e shpejtë nga Shkupi në Selanik, e cila do të lëvizë me 200 km në orë, ndërsa udhëtimi nga Shkupi në Selanik do të zgjasë deri në 1 orë e 15 minuta”, thotë Nikolloski.

Kalimi përmes autostradave në Serbi nga Hungaria për në Bullgari kushton 21.5 euro

Nga 10 korriku, përdoruesit e autostradave në Serbi do të paguajnë tarifa të reja, njoftoi kompania shtetërore “Putevi Sërbie”. Çmimet po rriten me rreth 10 për qind. Kështu, përdorimi i autostradës nga Beogradi deri në kufirin bullgar në Caribrod kushton 1670 dinarë ose 14 euro, me çmimin e vjetër prej 1510 dinarë. Tarifa Beograd-Nish tani është 1130 dinarë, ndërsa deri më tani ishte 1 020 dinarë. Për Beograd – Subotica deri në kufirin hungarez, çmimi i ri është 800 dinarë, kundrejt 730 dinarë të vjetër. Për autostradën Beograd - Shid taksa është 500 dinarë, ndërsa deri më tani ishte 450 dinarë. “Putevi Sërbie” bën të ditur se pagesa e taksës përmes pajisjeve elektronike ofron 10% zbritje për të gjithë personat fizikë dhe juridikë, pronarë të veturave me standardin "EURO 6", por ky opsion do të hyjë në fuqi brenda një muaji.

Një urë e re mbi lumin Drin lehtëson qarkullimin ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë


U hap për qarkullim ura e re mbi lumin Drin pranë qytetit të Kukësit, njoftoi seksioni rajonal i Radio Televizionit Shqiptar. Objekti eliminon bllokimet e trafikut prej kilometërsh në hyjnë të Shqipërisë nga Kosova për ata që udhëtojnë drejt dhe nga bregdeti shqiptar. Gjatë stinës së verës shumica e qytetarëve në Kosovë zgjedhin t'i kalojnë pushimet në Shqipëri, shtojnë mediat. Ura është 310 metra e gjatë dhe është një strukturë e ndërtuar prej çeliku në formë harku me lartësi 56 metra. Trafiku do të lehtësohet edhe fal vendosjes së kontrollit të përbashkët kufitar ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, raporton Kosova Press. Në nënshkrimin e marrëveshjes, ministri i Brendshëm shqiptar Taulant Balla tha se pret që numri i turistëve në Shqipëri të kalojë 14 milionë këtë vit.

Turksat 6A do të transmetojë televizionin turk mbi Euroazinë për 15 vitet e ardhshme

Turqia lëshoi satelitin e parë të komunikimit të prodhuar tërësisht në vend – Turksat 6A, raporton Anadolu Agency. Sateliti i ri do t'i lejojë vendit të zgjerojë mbulimin e tij televiziv satelitor në mbarë botën deri në 5 miliardë njerëz. Nisja u bë me një raketë SpaceX Falcon 9 nga baza Cape Canaveral në Florida. Presidenti Rexhep Erdogan tha se Turksat 6A hap një fazë të re për Turqinë në prodhimin e satelitëve. Erdogan theksoi se më shumë se 81% e nënsistemeve, stacionit tokësor satelitor dhe softuerit të projektit 6A janë prodhim vendas dhe theksoi se kjo ka një rëndësi të madhe për të ardhmen e Turqisë në hapësirë. Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Abdulkadir Uraloglu tha se sinjali i parë nga Turksat 6A u mor 67 minuta pas nisjes, siç ka qenë e planifikuar.

Kroacia do të ndërtojë stacione masive karikimi për makinat elektrike

Dhoma Kroate e Tregtisë ka formuar një grup operatorësh të rrjetit të stacioneve të karikimit të automjeteve elektrike. Deri në vitin 2025, ata synojnë të krijojnë stacione të karikimit të automjeteve elektrike çdo 60 km në rrugët kryesore të vendit. Parashikimi është se investimi do të kushtojë 200 milionë euro, raporton agjencia HINA. Sipas kreut të grupit Dino Novosel, risia e infrastrukturës do të kontribuojë në rritjen e makinave që përdorin energji nga burimet e rinovueshme të energjisë. Aktualisht janë nën 3%, por deri në vitin 2030 duhet të kalojnë 21 për qind, kjo do të thotë 250 000 makina të reja. Rregullorja për Zbatimin e Infrastrukturës së Karburanteve Alternative detyron vendet e BE-së të ofrojnë stacione karikimi për makinat në të gjitha rrugët kryesore çdo 60 km deri në vitin 2025.

Foto: republika.mk, EPA/BGNES, uzay.tubitak.gov.tr, rtsh.al

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandiana Bello

Më shumë nga rubrika

Vesna Bendevska

Pushtetarët në Shkup vazhdojnë të shtypin bullgarët në Manastir

Nënkryetarja e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Vesna Bendevska, paraqiti në Prokurorinë e Manastirit, se Klubi Kulturor Bullgar “Ivan Mihajllov” në qytet vazhdon të funksionojë, pavarësisht fshirjes nga regjistri qendror, njoftoi BTA, duke iu..

botuar më 24-11-05 10.59.PD
Борис Руге в Хърватия , 30.10.24 г.

Ngjarjet me adresë ballkanike

Polemika në Kroaci për dërgimin e personelit ushtarak në misionin e NATO-s në mbështetje të Ukrainës Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Boris Ruge vizitoi Kroacinë për t'u shpjeguar deputetëve vendas rreth misionit të Aleancës në..

botuar më 24-11-02 10.05.PD

KE: Maqedonia e Veriut ende nuk i ka përfshirë bullgarët në kushtetutë

"Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese për të përfshirë në kushtetutë qytetarët që janë pjesë e kombeve të tjera, siç janë bullgarët". Kështu thuhet në një raport për zgjerimin e BE-së, të prezantuar nga..

botuar më 24-10-30 5.52.MD