Ajo ka lindur më 28 korrik 1935 në fshatin Bistrec të Stranxhës në Bullgarinë Verilindore. Në moshën 17-vjeçare mori pjesë në një konkurs në Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore në Sofje, ku u miratua për korin “Filip Kutev”.
Dimka Vlladimirova është një nga themeluesit e Ansamblit për Këngë Popullore të Radio Televizionit Bullgar dhe soliste në vazhdim të shumë viteve e korit "Misteri i Zërave Bullgarë".Repertori i saj është i ndikuar fuqishëm nga rajoni etnografik Tronki, ku ka lindur këngëtarja. Këngët e saj mbajnë tiparet karakteristike të stilit të Trakisë dhe Stranxhës. Djali i saj Ljubomir Vlladimirov është një nga interpretuesit kryesorë të tamburasë në Orkestrën e Muzikës Popullore të Radios Kombëtare Bullgare.
Ju ftojmë të shijoni disa nga interpretimet e këngëtares së paharrueshme në postimin e mëposhtëm:
Nga sot deri më 30 gusht në bregun bullgar të Detit të Zi në Nesebër , Sllënçev Brjag dhe Sveti Vllas do të mbahet Kampionati i XIV Botëror Folklorik “World Folk 2024”. Fillimi është sonte në Amfiteatrin “Zhana Çimbuleva” në..
Këngët dhe vallet popullore mbledhin dashamirët e folklorit bullgar në edicionin e radhës të Festivalit të Kostumeve Popullore në Zheravna. Këtë vit aktiviteti do të zhvillohet nga 23 deri më 25 gusht. "Pasi visheni me kostumet popullore dhe..
Holandezja Esther Willems vazhdon të tërheqë njerëz nga qytete dhe kombësi të ndryshme në klubin e saj për vallet popullore bullgare, i krijuar në Hagë dhe i quajtur "Zora". Klubi u themelua në vitin 2017 dhe në të u regjistruan edhe atëherë 13..