Më shumë se 40 vjet më parë, një këngë u bë simbol i miqësisë. Por edhe sot ajo na sjell ngrohtësinë e emocioneve pozitive - të qeshurat, gëzimi, lumturia... "Miq" është një nga hitet e para të formacionit vokal Tonika SV - u zgjodh si kënga e muajit gusht në konkursin televiziv "Melodia e Vitit" në vitin e largët 1981. Kënga ia dha emrin edhe albumit të parë të grupit, i cili u përhap në tregun muzikor në vitin tjetër 1982, i regjistruar së bashku me grupin FSB dhe orkestrën pop të Ansamblit të Trupave të Ndërtimit. Muzika e "Miq" u krijua nga Stefan Diomov, teksti u shkrua nga Georgi Belev, aranzhimi është i Rusllan Karagjozov.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: bc-bg.com, архив, Facebook/ Podkasti “Filmoteko”
Hite roku me tekste dhe mesazhe serioze me të cilat është rritur më shumë se një brez – kjo është ajo që gjejmë në albumin e ri të grupit "Faktor", të titulluar "Kundër Kohës". Dhe koha duket se po punon në favorin e tyre, dhe për më shumë se..
Konkursi i 8-të Ndërkombëtar i Violinës "Vasko Abaxhiev" do të mbahet në Sofje nga 20 deri më 23 nëntor me një interes rekord. Organizatorët nga Klubi i UNESCO-s "Leonardo da Vinci" - Sofje janë të kënaqur me 32 aplikimet e marra nga 14 vende,..