Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Arkitekti Rumen Xhagarov restauroi një shtëpi të vjetër dhe u kthye në fshat si një protestë kundër krizës demografike

"Në fshat njeriu mund të ketë të gjitha komoditetet me të cilat është mësuar në mjedisin urban"

Foto: Arkiva personale

Në Bullgari ka 5257 vendbanime, sipas regjistrit të Institutit Kombëtar të Statistikave nga viti 2021. Prej tyre, afro 5000 janë vendbanime të vogla, por sipas statistikave, çdo vit “vdes” nga një fshat bullgar sepse prej tij është larguar edhe banori i fundit. Aktualisht, numri i fshatrave të rrezikuar nga zhdukja është afër 600. Në to jeton ose vetëm një person, ose banorët e përhershëm mund të numërohen me gishta.

Arkitekti i ri nga Sofja, Rumen Xhagarov e ka marrë përsipër këtë gjë si një lloj proteste kundër shpopullimit të fshatit bullgar, por edhe me një shembull personal se si mund të ndodhë ndryshimi. Ai u kthye në shtëpinë e gjyshit të tij në Novo Sello të Vidinit (Bullgaria Veriperëndimore) duke dashur të largohej nga qyteti në periudhën e pandemisë dhe gjithashtu nga dëshira për të restauruar ndërtesën e rrënuar të familjes. Deri në vitin 2021 për Rumen Xhagarovin fshati ishte vend për shëtitje dhe kujtime fëmijërie. Megjithatë, sot është një fushë për kreativitet, për realizim profesional dhe për realizimin e ëndrrave më të guximshme.

Arkitekti i diplomuar në degën "Historia dhe Teoria e Arkitekturës" në Universitetin e Arkitekturës, Ndërtimit dhe Gjeodezisë (UASG) nuk kurseu kohë dhe përpjekje për të realizuar projektin e parë pasuniversitar në jetën e tij – të restauronte shtëpinë më shumë se 100 vjeçare.
arkitekti Rumen Xhagarov
“Shtëpia ime është ende në proces restaurimi, por koncepti është që të jem në gjendje të përdor sa më shumë teknika ndërtimi si dhe materiale natyrore dhe në këtë mënyrë ta ruaj atë siç ishte në formën e saj origjinale – shpjegon arkitekti i ri në intervistën për programin “Hristo Botev” të BNR-së, dhe vazhdon: - Në fakt, për të arritur “standardin e jetesës” – siç e quajmë ne arkitektët, d.m.th. në mënyrë që kjo shtëpi të jetë e rehatshme në shekullin e XXI-të, unë mbështetem kryesisht në një organizim të planifikuar dhe në përdorimin e materialeve moderne në një masë sa më të vogël - në dhoma më specifike, siç është banjo, për shembull. Sepse dikur nuk kishte banjë dhe dhoma të lagura, por tani ato janë një domosdoshmëri dhe duhet të ketë dushe, tualet dhe lavatriçe në shtëpi. Pavarësisht se sa vështirësi kam pasur në procesin e ndërtimit ose gjatë dimrave të gjatë kur njerëzit në fshat pakësohen ndjeshëm, nuk e kam pasur kurrë këtë ide për të hequr dorë nga gjithçka dhe për të bërë gati valixhen për t'u kthyer në qytetin e madh."

Kthimi në fshat është si një ëndërr e realizuar për arkitektin e ri nga Sofja. Me këtë ai dëshmon se jeta rurale në kohët tona moderne është e mundur dhe njëkohësisht i sjell ndjenjën e kënaqësisë dhe përmbushjes një të riu.

“Duhet të protestojmë kundër krizës demografike dhe këtij shpopullimi, sidomos të të gjitha fshatrave kufitare të Bullgarisë. Novo Sello është një fshat shumë i madh dhe nëse njeriu gjendet në qendër të tij, do të ndihet sikur është në një qytet të vogël. Gjithçka është e rregulluar atje, kemi rrugë të asfaltuara, një kullë sahati, një bashki, një zyrë postare dhe të gjitha llojet e ndërtesave administrative dhe publike, kur e ndjej se duhet të eci dhe të pushoj pak, mund të arrij shumë lehtë në fushë, dhe në të njëjtën kohë, nëse kam ndonjë punë, shkoj shpejt në qendër - është 3-4 minuta nga shtëpia ime."

E ardhmja, në të cilën Rumen Xhagarov, si çdo i ri, përpiqet të shikojë, është më e qetë, më afër natyrës, por në të njëjtën kohë në fshat mund të kesh të gjitha komoditetet që ofron mjedisi modern urban - reflekton në lidhje me këtë temë për jetën rurale në shekullin XXI, arkitekti Rumen Xhagarov.

Përpiloi: Gergana Mançeva / bazuar në intervistën e Svetlla Todorovës, BNR-“Hr.Botev”/

Foto: Arkiva personale, Radio Vidin

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sipas një sondazhi, Sofja është vendi më i rehatshëm për një pensionist nga BE

Një studim i kompanisë së zgjidhjeve të biznesit "Moneypenny" tregon Sofjen si qytetin më të mirë për një evropian mesatar për të jetuar pas daljes në pension, shkruan revista "FORBES". Renditja merr parasysh faktorë të tillë si kostoja mesatare e..

botuar më 24-08-06 11.58.PD

Shumica e të rinjve tashmë e shohin zhvillimin e tyre JO jashtë vendit, por në Bullgari

Një shumicë e konsiderueshme e të rinjve në vendin tonë - 89%, e shohin zhvillimin e tyre në pesë vitet e ardhshme jo jashtë vendit, por në Bullgari, sipas një studimi të ri nga Agjencia e Analizës së Opinionit të Konsumatorëve JTN dhe Platforma..

botuar më 24-08-05 7.15.PD

Bullgarët u bënë zëvendës-kampionët botëror në debatet shkollore

Bullgaria u bë e dyta në debatet shkollore në Kampionatin Botëror në fund të korrikut në Beograd, Serbi. Në turne morën pjesë 68 shtete, përfshirë SHBA-në, Katarin, Kinën. Nxënësit bullgarë tanë mposhtën në debate shtete tradicionalisht të forta,..

botuar më 24-08-04 11.05.PD