Presidenti Rumen Radev do të zhvillojë një takim me përfaqësuesit e grupit parlamentar "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB), njoftoi shërbimi për shtyp i presidentit. Biseda do të zhvillohet në “Dondukov” 2 në orën 16:00, më 15 korrik me iniciativë të PP-DB. Koalicioni do të përpiqet ta bindë Radevin që të shtyjë dorëzimin e mandatit të dytë për t'i dhënë kohë Kuvendit të zbatojë disa nga reformat që janë vonuar ndjeshëm, shkruajnë faqet "24 çasa" dhe "Dnevnik".
Kushtetuta nuk parashikon një afat të saktë në të cilin presidenti duhet të japë mandatin e dytë për të formuar një qeveri. Por konstitucionalistët kanë theksuar gjithmonë se vonesa duhet të jetë brenda një kohe të arsyeshme.
Kreu i “Vëzrazhdane” Kostadin Kostadinov i bëri thirrje PP-DB-së që ta kthejnë mandatin për formimin e qeverisë, menjëherë pasi e marrin. Sipas tij, një kërkesë e mundshme për shtyrjen e dorëzimit për dy muaj është një pranim publik i pafuqisë.Më 23 dhe 24 gusht, në qytetin bregdetar të Burgasit do të zhvillohet BURGAS SKATE WEEKEND 2025 – një ngjarje e madhe e dedikuar kulturës urbane dhe sportit të skajteve. Vizitorët do të kenë mundësi të shijojnë gara me skate për të gjitha grupmoshat;..
Në zonën “Karandilla”, mbi qytetin Sliven, më 23 gusht po mbahet Takimi i 32-të Kombëtar i Karakaçanëve në Bullgari. Ngjarja organizohet nga Federata e Shoqatave Kulturore dhe Arsimore të Karakaçanëve në Bullgari. Hapja zyrtare është në orën 10:30,..
Natën , në disa vende në pjesën qendrore dhe lindore të vendit do të ketë reshje të shkurtra shiu me bubullima. Deri në mëngjes reshjet do të ndalen. Vranësirat do të ulen nga perëndimi. Do të ketë erëra të moderuara, në Fushën e Danubit dhe Ultësirën..
Në zonën “Karandilla”, mbi qytetin Sliven, më 23 gusht po mbahet Takimi i 32-të Kombëtar i Karakaçanëve në Bullgari. Ngjarja organizohet nga Federata e..
Më 23 dhe 24 gusht, në qytetin bregdetar të Burgasit do të zhvillohet BURGAS SKATE WEEKEND 2025 – një ngjarje e madhe e dedikuar kulturës urbane dhe..