Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev formoi një shtab operativ për shkak të zjarreve në vend. Sot ai ka vizituar rajonin e Stara Zagorës, i cili është një nga më të prekurit, njofton shërbimi për shtyp i qeverisë. 5 ekipe të zjarrfikësve të Plovdivit kanë shuar zjarrin në afërsi të fshatit Otec Paisievo të komunës së Kallojanovos. Zjarri është përhapur në një zonë vile dhe janë djegur 10 vila. Aktualisht zjarri po zvarritet në veri drejt fshatit Prollom dhe qytetit Banja.
Një zjarr i madh ka rënë edhe në rrethin e Karllovos. Të mbjellat e drithërave, plantacionet e trëndafilave, kullotat po digjen. Në disa zona, erërat e forta dhe temperaturat e larta e bënë të vështirë kontrollin e flakëve. Në disa vende, për shkak të tymit u mbyllën rrugët. Ndërkohë, prokuroria në Plovdiv ka nisur hetimet për shkaqet e zjarreve shkatërruese në komunat Hisarja, Karllovo dhe Kallojanovo, ku u dogjën më shumë se 20 mijë hektarë pyje, sipërfaqe bujqësore, pyjore dhe zona të tjera.
Helikopteri Mi-17 i Forcave Ushtarake Ajrore mori pjesë në shuarjen e zjarrit në zonën e qytetit të Strellçës, rajoni i Pazarxhikut, njoftoi Ministria e Mbrojtjes. Bullgaria tashmë ka aktivizuar Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE-së. Tani për tani kemi konfirmim nga Republika Çeke se do të dërgojnë dy helikopterë. Pritet edhe konfirmimi i ndihmës nga Rumania, tha ministri i Punëve të Brendshme Kalin Stojanov, i cili vizitoi zonat e zjarreve.
Foto: BTA, BGNES
Që nga fillimi i vitit ka një tendencë të reduktimit të aksidenteve rrugore në territorin e Sofjes, si dhe të numrit të viktimave dhe të plagosurve në to, krahasuar me vitin 2024 – tha në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare, komisari Nikollaj..
Anija kërkimore bullgare "Shën Kirili dhe Metodi" (NIK 421) do të pritet sot solemnisht në stacionin detar në Varna. Moti i keq ka vonuar udhëtimin dhe anija pritet të ankorohet në port rreth orës 16:00 të ditës së sotme, në vend të orës..
Reshjet e borës dhe erërat e forta gjatë orëve të natës në Bullgarinë Verilindore shkaktuan ndërprerje të energjisë elektrike në mbi 100 vendbanime në rajonet Ruse, Silistra, Shumen, Tërgovishte, Dobriç dhe Varna. Erërat e uraganit rrëzuan një..
Të shtunën, më 12 prill, do të ketë vranësira të theksuara, me reshje shiu në shumë vende, në zonat qendrore - intensive dhe të konsiderueshme në sasi...
Si anëtare e BE-së dhe aleate e NATO-së, Bullgaria është pjesëmarrëse aktive në nismat e solidaritetit që synojnë forcimin e aftësive tona të..
Një numër rekord pjesëmarrësish nga vendi dhe nga jashtë priten për edicionin e dhjetë jubilar të Maratonës “Tërnovo Ultra” në qytetin Veliko Tërnovo,..