Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vazhdon Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare në Tiranë

Një përmbledhje e shkurtër nga data 8 korrik deri më 12 korrik 2024

Foto: Prof. As. Dr. Raqi Bello

Java që kaloi ishte mjaft e pasur në përmbjatje në Shkollën Verore të Gjuhës dhe Kulturës Bullgare në Tiranë. Gjatë këtyre ditëve, përveç mësimit të gjuhës praktike të bullgarishtes, të drejtuara nga Prof. As. Dr. Raqi Bello, lektor i gjuhës dhe letërsisë bullgare në Universitetin e Tiranës dhe Dr. Miranda Bello, pedagoge e Universitetit të Veliko Tërnovos, studentët patën nderin dhe kënaqësinë të ndiqnin referate mjaft interesante nga profesorë të njohur bullgarë. Në kuadër të programit Erasmus+ midis Universitetit të Tiranës dhe Universitetit të Veliko Tërnovos “Shenjtorët Kirill dhe Metodij”.
Prof. Dr. Sllavi Dimitrov
Më datën 08 korrik Prof. Dr. Sllavi Dimitrov, pedagog i Departamentit të Turizmit në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Veliko Tërnovos, njëkohësisht dhe Zv. Dekan i Fakultetit Ekonomik, specialist në fushën e Gjeografisë dhe Turizmit, mbajti referatin me temë: Trashëgimia natyrore dhe kulturore bullgare në listën e UNESCO-s. Studentët patën mundësi të njihen me trashëgiminë natyrore dhe kulturore bullgare që tashmë është pjesë e trashëgimisë kulturore botërore. Profesori nga Bullgaria foli dhe për trashëgiminë kulturore të vendeve të tjera të Ballkanit që janë në listën e UNESCO-s duke i parë ato si një mundësi e mirë për zhvillimin e turizmit në rajonin tonë.

Në datat 09 dhe 10 korrik 2024, Prof. As. Dr. Raqi Bello, mbajti ligjëratën me temë "Gjuha bullgare në komunikimin ndërkulturor". Prezantimi i tij, i shoqëruar me shumë materiale ilustruese, tërhoqi vëmendjen e pjesëmarrësve të Shkollës Verore, tek veçoritë e komunikimeve gjuhësore dhe ndërkulturore në botën e sotme të globalizimit.
Mjetet e komunikimit midis popujve po ndryshojnë me një ritëm shumë të shpejtë në botën e sotme. Nga njëra anë, dallimet i bëjnë njerëzit dhe kulturën që ata përfaqësojnë unike. Nga ana tjetër, nevojiten njohuri të sistematizuara për të kuptuar dhe deshifruar kulturën e tjetrit. Kuptimi i fjalëve dhe shprehjeve, të cilat duhen njohur më në thellësi, mund ta vështirësojnë komunikimin me një folës të një gjuhe dhe kulture tjetër. Kjo dukuri është fakt edhe kur përfaqësuesit e një grupi minoritar, kur kanë jetuar brez pas brezi jashtë territorit të atdheut, fillojnë të njohin dhe studiojnë gjuhën standarde moderne. Profesor Raqi Bello prezantoi grupe tematike leksikore dhe shprehje, të cilat përmbajnë një pasuri të kodeve të kulturës, mentalitetit dhe botëkuptimit bullgar. Prezantimi përfshinte edhe momentet kryesore të qytetërimit bullgar përmes një fjalori të veçantë: hapësira dhe natyra, institucionet shtetërore dhe jeta politike, historia dhe simbolet historike, karakteristikat etnografike dhe social-kulturore, festat dhe traditat fetare dhe laike. Ky prezantimin nxiti kureshtjen tek studentët për kulturën e popullit bullgar.
Dr. Miranda Bello
Më datën 11 korrik 2024 Dr. Miranda Bello, pedagoge e Universitetit „Shenjtorët Kirill dhe Metodij“, Veliko Tërnovo, Bullgari, mbajti një referat me temë: Disa rregulla për drejtshkrimin e bullgarishtes. Studentët u njohën me disa rregulla bazë që kanë të bëjnë me drejtshkrimin e bullgarishtes. Të gjitha këto u shoqëruan me shembuj konkretë dhe me krahasime në gjuhën shqipe.
Dr. Olimbi Velaj
Java e dytë u mbyll nga Dr. Olimbi Velaj, pedagoge e Departamenti të Letërsisë, Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës, e cila mbajti një ligjëratë mjaft interesante me temë: „Një vështrim në letërsinë ballkanike, çështje të të përbashkëtave e dallimeve“.

Ky leksion u mbështet mbi idenë e një letërsie të gadishullit, term që prej dekadash njihet si Letërsi Ballkanike. Duke iu referuar ngjashmërive kulturore, të kaluarës së përbashkët historike nën pushtimin turk, deri te epoka e socializmit, por edhe duke iu referuar folklorit dhe përdorimit të motiveve folklorike në veprat e disa prej autorëve më të njohur ballkanas, trajtimi solli në vëmendje idenë e ekzistencës së një letërsie mbi një shtrat të përbashkët ballkanik. Duke sjellë argumente pro dhe kundër, çështja e një letërsie ballkanike u trajtua, sidomos lidhur me mënyrën se si autorët i qasen folklorit dhe se si ata arrijnë të bëhen të suksesshëm duke u bazuar në traditat dhe motivet popullore. 

Shkolla verore nuk ka mbaruar ende dhe studentët i presin ditë të tjera të interesante.

Lexoni më tepër:
Foto: Raqi Bello
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Programi arsimor "Tregimet e pathëna të bullgarëve" me mbështetje të madhe brenda dhe jashtë vendit

Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..

botuar më 24-11-12 5.26.MD

Për herë të parë që nga viti 1985, në vendin tonë ka një rënie pothuajse zero të popullsisë

Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..

botuar më 24-11-12 7.05.PD
Dr. Petër Beron

Dr. Petër Beron për hapat e parë të tranzicionit bullgar dhe demokracisë sot

Më 10 nëntor 1989, në një mbledhje të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Bullgare (BKP), Todor Zhivkov u lirua nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm - posti më i lartë në parti dhe në shtet. Ajo që ndodhi në takim më vonë do të përkufizohej si një..

botuar më 24-11-10 7.30.PD