Sipas analizës së Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari, të ardhurat e nevojshme mujore në qershor për të mbajtur jetën e një familjeje prej tre anëtarësh me dy punëtorë dhe një fëmijë deri në 14 vjeç janë 2615 leva (1315 €), tregon analiza e Konfederatës së Sindikatave të Pavarura (KNSB). Për një person që jeton vetëm, nevojiten 1453 leva (750 euro).
Ne duam të kemi një definicion në nivel kombëtar për pagën e jetesës dhe Statistikat Kombëtare ta shpallin atë çdo tremujor, tha Pllamen Dimitrov, kryetar i sindikatës më të madhe KNSB. Kështu, qytetarët do të kenë një ide se sa para u nevojiten për të jetuar relativisht mirë sipas standardeve bullgare. Të ardhurat e nevojshme vetëm për ushqim janë 572 leva (288 €) për një punëtor në muaj. Kjo është 39.4% e të ardhurave totale, raporton gjithashtu KNSB.Ministrat e financave të eurozonës diskutuan zbatimin e kërkesave për vënien në qarkullim të monedhës së përbashkët në Bullgari, njoftoi kryetari i Eurogrupit Paskall Donahju pas një takimi në Bruksel, transmeton BTA. Ai theksoi se, sipas BE-së,..
"Punonjës në administratë nuk janë fjalë të pista" – me një slogan të tillë në fillim të muajit prill, punonjësit e shtetit protestuan nën dritaret e qeverisë. Shkak kanë qenë pagat e ulta të punonjësve në administratën shtetërore krahasuar me pagën..
Norma e papunësisë në eurozonë në maj u stabilizua për të dytin muaj radhazi në një nivel rekord të ulët që nga viti 1998 prej 6.4%. Në Bullgari papunësia u ul në 4.4% në maj nga 4.5% në prill. Papunësia e të rinjve (për personat nën moshën 25 vjeç)..
Një projekt për riparimin e termocentralit të dytë më të madh në Kosovë fitoi Shoqatën Aksionare Bullgare “Bazë qendrore të riparimit energjetik”..
Këshilli i Ministrave lejoi dhënien e Centralit Atomik Elektrik “Kozlloduj” një derogim nga Rregullorja Evropiane për masat kufizuese në funksion të..