Kreu i shtetit Rumen Radev dekoroi Kombëtaren Bullgare të Volejbollit për femra nën 18 vjeç me Pllakë Nderi të Presidentit. Çmimi është për meritat e shquara në zhvillimin e sportit bullgar dhe fitimin e vendit të parë në Kampionatin Evropian të Volejbollit për femra nën 18 vjeç. Në ceremoni morën pjesë trajnerja e lartë e skuadrës, Antonina Zetova dhe presidenti i Federatës Bullgare të Volejbollit, Ljubomir Ganev.
“Ju jeni një dëshmi e gjallë se Bullgaria ka dhe do të vazhdojë të ketë vajzat e saj të arta dhe jo vetëm në gjimnastikë ritmike, por edhe në volejboll, të cilat e duam të gjithë ne. Ju jeni mishërimi i forcës së shpirtit të paepur bullgar dhe vullnetit për të fituar”, tha presidenti. Ai kujtoi se një vit më parë, ekipi i volejbollit për meshkuj, i cili fitoi medalje bronzi në Kampionatin Botëror të Bahreinit, ishte në Sallën e Stemës.Edhe pse konsiderohej autsajder, Viktoria Tomova e nisi me një fitore turneun e tenisit në Indian Wells kundër Ollga Danilloviç të renditur 20 vende më lart. Bullgarja nuk i dha asnjë set pas 98 minutash lojë - 6:2, 6:3. Tomova kishte një përparësi në..
Në ditën e parë të Kupës së Botës të Gjimnastikës Artistike në Baku (Azerbajxhan), bullgarët Dimitër Dimitrov dhe Edi Penev u kualifikuan në finalen e ushtrimeve në dysheme. Kjo është gara e parë për këtë vit për Dimitrov, i cili për performancën e..
Tervell Zamfirov fitoi titullin botëror në sllallomin paralel në Kampionatin Botëror të Snowboardit për të rinj dhe të reja, që po zhvillohet në Zakopane. Kjo është medalja e dytë e artë për 20-vjeçarin bullgar në Poloni, pasi dje u shpall kampion..
Kirill Millov fitoi medaljen e dytë të artë për Bullgarinë në Kampionatin Evropian të Mundjes në Bratislavë të Sllovakisë. Në ndeshjen vendimtare në..
Medalistja e argjendtë e Kampionatit Evropian të Gjimnastikës Artistike, Valentina Georgieva fitoi titullin në finalen e kërcimit në Kupën e Botës në..
Bullgari Karlos Nasar është shpallur “Peshëngritësi më i mirë në Evropë” për vitin 2024 në klasifikimin e Federatës Evropiane të Peshëngritjes dhe..