Qendra Ndërkombëtare e Kongreseve në Burgas mirëpret mbi 40 prodhues bullgare dhe të huaj të verës për edicionin e dymbëdhjetë të festivalit “Vera dhe pijet alkoolike Fest Burgas”. Eventi do të zhvillohet në tre ditë, nga data 19 deri më 21 korrik, ndërsa shpërblimi i fituesve të konkursit bëhet më 19 korrik, njoftuan organizatorët “Expo Team”.
Sivjet, hapësirat e ekspozitës janë të vendosura në Qendrën Ndërkombëtare të Kongreseve - Burgas, ku do të prezantohen më shumë se 350 verëra dhe pije alkoolike. Tradicionalisht, përveç bodrumeve të verës dhe distilerive, përfshihen përfaqësues të zinxhirëve të shitjes me pakicë, dyqane gourmet dhe hotele. Festivali mbahet nën kujdesin e Organizatës Ndërkombëtare të Hardhisë dhe Verës, e cila këtë vit feston 100 vjetorin e saj. Partnerët janë Agjencia Ekzekutive për Hardhinë dhe Verën, Dhoma Kombëtare e Vreshtarisë dhe Verërave (NLVK) dhe Unioni i Enologëve në Bullgari.Dërgimi i ushtarëve nga ushtritë evropiane në Ukrainë nuk u diskutua. Këtë e siguroi në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare eurodeputeti Andrej Novakov, anëtar i Komitetit të Mbrojtjes të sapoformuar në Parlamentin Evropian. Ai gjithashtu..
Evropa duhet të reformojë strukturat e saj qeverisëse për të qenë në gjendje të marrë vendime më shpejt dhe të mobilizojë resurset e saj. Kështu tha presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të revistës “The Economist” në Sofje. Ne nuk duhet të bëhemi një..
Ne do të paraqesim një buxhet për të stabilizuar financat publike, tha kryeministri Rosen Zheljazkov në një konferencë në Këshillin e Ministrave. “Kam mbështetjen dhe besimin e plotë se GERB do të qëndrojë fort pas këtij buxheti, në funksion të synimeve që..
Na duhen dronë për mbikëqyrje ajrore, jo helikopterë dhe aeroplanë për të monitoruar ujërat bullgare, tha për BNT një nga komandantët e Grupit Kundër..
Federata e Konsumatorëve në Bullgari, lëvizja “Sistemi po na vret” dhe Sindikatat e Bashkuara të Pensionistëve shpallën bojkot kundër çmimeve të larta në..
Qeveria bullgare do të punojë për të rikthyer imazhin e vendit tonë si një partner i besueshëm ekonomik dhe një vend premtues për investime dhe biznes. Këtë..