Njohësit e folklorit bullgar u mblodhën në fundjavat e 20 dhe 21 korrikut në fshatin Teteven të Ribaricës për Festivalin e Tretë Kombëtar dhe edicionin e gjashtëmbëdhjetë të "Festivalit të zakoneve popullore dhe kostumit autentik" në zonën e Kostinës. Gjatë ditëve të festivalit marrin pjesë më shumë se 60 ansamble dhe grupe folklorike nga mbarë vendi, të cilat performojnë në kategori të ndryshme – këndim, valle popullore, interpretim në vegla popullore, shfaqja e kostumeve dhe zakoneve autentike, transmeton BTA.
Veprimtaria ka karakter konkursi, me idenë për të ruajtur kostumet dhe folklorin autentik, si dhe traditat dhe zakonet bullgare. Organizatorët e saj ftojnë pjesëmarrësit të nxjerrin nga dollapët e gjysheve të tyre atë që ajo ka bërë me dorë ndër vite dhe e ka ruajtur deri më sot. Kështu, të ftuarit e festivalit mund të shohin kostume nga vende të ndryshme të Bullgarisë, si dhe zakone, në sfondin e valleve dhe këngëve nga i gjithë vendi.
Në përfundim të programit konkurrues më 21 korrik, pjesëmarrësit do të vlerësohen nga një juri profesionale dhe pak më vonë do të marrin edhe çmimet e tyre në kategoritë e ndryshme.
Festivali organizohet nga vatra popullore “Zhvillimi-1931” - fshati Ribarica dhe Bashkia e Ribaricës, me mbështetjen e Bashkisë së Tetevenit.
Përpiloi: Darina Grigorova
Foto: naturarib.com, teteven.bg
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Mbrëmjet e kulturës bullgare në Shqipëri po vazhdojnë edhe në muajin gusht. Shfaqjet e para ishin në qershor, kur grupe folklorike nga Bullgaria prezantuan kostume, valle dhe këngë popullore bullgare para teatrit "Aleksandër Moisiu" në qytetin e..
Me rastin e tubimit tradicional në fshatin Gella , nga sot, 2 gusht, deri në të dielën, 4 gusht, në livadhet e Ilindenit do të tingëllojë një program pesëmbëdhjetëorësh me muzikë autentike të Rodopeve. Pritet që eventi të tërheqë mijëra..
Vazhdon festivali treditor i qëndisjes për banorët dhe mysafirët e fshatit Vardim në rajonin e qytetit Svishtov. Ajo zhvillohet në sheshin pranë Vatrës së Kulturës "Trudoljubie 1907", njoftuan organizatorët. Festivali promovon një pjesë..