Presidenti bullgar Rumen Radev bisedoi me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Hristian Mickoski gjatë forumit në Pallatin Blenheim në Britaninë e Madhe. Kreu i shtetit ka shprehur shpresën se Shkupi do të përshpejtojë zbatimin e Marrëveshjes dypalëshe për Miqësinë, Fqinjësinë e Mirë dhe Bashkëpunimin me Bullgarinë dhe të marrëveshjes së vendit me BE-në, të cilat do të hapin perspektivën e fillimit të negociatave për anëtarësim të plotë me komunitetin, raporton BGNES.
“Prioriteti kryesor i Maqedonisë së Veriut dhe qeverisë së re maqedonase janë marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe përfundimisht gjetja e një zgjidhjeje të qëndrueshme për problemin që kemi me fqinjin tonë lindor”, tha Mickoski pas forumit.
Ministri i jashtëm maqedonas Timço Mucunski tha se kryeministri bullgar Dimitër Gllavçev nuk ka legjitimitet për të marrë vendime për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut në BE dhe se duhet të presin formimin e një qeverie të rregullt në Sofje.Përplasjet para Teatrit Kombëtar "Ivan Vazov" lidhur me premierën e pjesës "Armët dhe njeriu" të Bernard Shaw u bënë një rast që 247 organizata teatrore nga 39 vende t'i drejtohen institucioneve të Bashkimit Evropian. “Në Teatrin Kombëtar të Sofjes,..
Fillimin e edicionit të 22-të të nismës bamirëse "Krishtlindja Bullgare" e caktoi presidenti Rumen Radev në Dobriç. Motoja e fushatës është “Të japim shpresë për një fëmijë në vështirësi” dhe synon të sigurojë pajisje të teknologjisë së lartë për..
Eurozona mbetet një prioritet, por kabineti teknik pret që Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor të fillojë punën për të diskutuar buxhetin, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev. "Kush mendonte se parlamenti mund të hyjë në këtë..
Në kuadër të takimit zyrtar të ministrave të punëve të jashtme të aleatëve të NATO-së, ministri i jashtëm bullgar Ivan Kondov zhvilloi një takim..
Koalicioni "BSP - E Majta e Bashkuar", e cila zuri vendin e pestë në zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit, po fillon një sërë negociatash me qëllim të..
Gjykata e Apelit e Sofjes konfirmoi vendimin e gjykatës më të ulët për lëshimin e një urdhër-arresti evropian në territorin e BE-së për Stojan..