Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenca nuk është përgjegjëse për mungesën e një ambasadori bullgar në Kiev

Foto: BGNES

Përgjigja e pyetjes se pse nuk ka përfunduar procedura për emërimin e kandidatit të propozuar nga Ministria e Punëve të Jashtme për ambasador të Bullgarisë në Ukrainë, duhet kërkuar nga ministria. Këtë e theksojnë nga zyra e shtypit e presidentit Rumen Radev në lidhje me pretendimet se kreu i shtetit refuzoi të emërojë Nikollaj Nençev në këtë post në verën e vitit 2023.

Presidenca saktëson se në tetor të vitit 2023, ministrja jonë e jashtme Maria Gabriel propozoi që misioni ynë në Kiev, ku nuk kemi pasur ambasador që nga fillimi i luftës, të drejtohej nga Petër Tanev, i cili ishte këshilltar në ambasadën tonë. Një vendim për këtë u mor nga Këshilli i Ministrave, por nuk u dërgua në Presidencë për nxjerrjen e dekretit presidencial, siç e kërkon procedura.

Ish-ministri i mbrojtjes Nikolaj Nençev do të jetë drejtues i përkohshëm i Ambasadës Bullgare në Ukrainë. Ky vendim u mor nga qeveria e përkohshme për t'i dhënë fund ngërçit më shumë se një vjeçar midis Këshillit të Ministrave dhe Presidentit Rumen Radev për dërgimin e diplomatit të parë në Kiev. Ambasada bullgare mbeti zyrtarisht pa ambasador në prill të vitit 2023, njoftoi BTA.

"E gjithë kjo histori është shumë e trishtueshme. Është një simptomë e shtetësisë së dobët dhe në periudhën më të vështirë të mundshme pas Luftës së Dytë Botërore, lidhur me sigurinë dhe rendin ndërkombëtar," komentoi për BNR ish-ministri i mbrojtjes Velizar Shallamanov. Sipas tij, në këtë rast ka një dominim të marrëdhënieve personale dhe një kundërshtim të ashpër mes institucioneve për çështje thelbësore. “Ka shumë mundësi që personi i propozuar në këtë post të rezultojë i papranueshëm për palën ukrainase”, sugjeroi Shallamanov.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 25 dhjetorin 2024

Të mërkurën me erë mesatare, në Bullgarinë Lindore me erë të fortë nga veri-verilindja do të depërtojë ajër i ftohtë. Do të jetë me vranësira, pothuajse kudo do të ketë reshje shiu dhe sasitë do të jenë të konsiderueshme vende-vende. Në  fushat e..

botuar më 24-12-24 6.45.MD
Petër Teodosiev

Shkencëtarët bullgarë nisin punën për një projekt për transport dhe energji më të pastër

Nga fillimi i Vitit të Ri, shkencëtarët bullgarë do të punojnë në një projekt në shkallë të gjerë në lidhje me teknologjitë e hidrogjenit dhe hidrogjenit për të ndihmuar në zhvillimin e transportit dhe energjisë më të pastër, tha për BNR Petër..

botuar më 24-12-24 5.26.MD
Prof. Rumen Popov

Numri i dhuruesve të gjakut po rritet

Një mijë dhurime të tjera gjaku u bënë gjatë vitit të kaluar në Qendrën e Hematologjisë Transfuzive të Akademisë Mjekësore Ushtarake, njoftuan nga institucioni mjekësor. “Më shumë se 7 mijë janë dhuruesit e gjakut - gjysma e tyre janë tradicionalisht..

botuar më 24-12-24 3.53.MD